Kapet hajduti i biçikletave, 4 raste të dokumentuara

Komisariati nr.1 në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësi”, ku janë zbuluar 4 raste të vjedhjeve të biçikletave.

Në përfundon, policia ka bërë të mundur arrestimin e hajdutit shtetasit me iniciale H. P., 39 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje).

NOA

Ky person rezulton të jetë autor i 4 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të biçikletave:

– Vjedhjes së biçikletës së shtetasit M. S., të ndodhur më datë 30.10.2019;

– Vjedhjes së biçikletës së shtetases M. K., të ndodhur më datë 30.10.2019;

-Vjedhjes së biçikletës së shtetasit B. D., të ndodhur më datë 29.10.2019;

– Vjedhjes së biçikletës së shtetasit E. M., të ndodhur më datë 23.10.2019.