Seanca maratonë për buxhetin 2023, parlamenti mblidhet sërish sot

199
Sigal

Seanca plenare e Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 u ndërpre mbrëmjen e kaluar pas 13 orësh diskutimet.

Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00 të paradites dhe zgjati deri në orën 23:00, ndërsa do të vijojë sot në ora 9:00.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër për t’iu përgjigjur.