Rrjedhje gazi në një karburant në Krujë/ Rrezikohet shpërthimi i depozitës

193
Sigal

Një rrjedhje gazi është regjistruar në një karburant në aksin Krujë-Fushë Krujë në afërsi të lagjes Hoxhë.

Raportohet se rrjedhja e gazit ka qenë e madhe, ndërsa shkak i saj dyshohet se është bërë një guarnicion i prishur.

Ndër të tjera, thuhet se rrjedhja e gazit rrezikon seriozisht shpërthimin e bombolës prej disa mijëra litra gaz, e cila mund të sjellë pasoja në zonën e banuar përreth.