Ishte shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Stela Gugallja paraqitet në Gjykatën austriake, gati procedura e ekstradimit

117
Sigal

E shpallur në kërkim në aferën e inceneratorëve, Stela Gugallja paraqitet në gjykatën austriake. Gugallja ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.

Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit.

Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve prapa hekurave janë edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.