Rreziku nga tërmetet, flet ekspertja në sigurime: Shteti duhet të ofrojë subvencione për shtresën e varfër

1181
Sigal

E ftuar në studion e Fax News, Elda Berberi, eksperte në sigurime “Sigma Interalbanian” tha se sigurimi i banesave nga tërmetet dhe dukuritë e tjera natyrore janë të domosdoshme dhe shpjegoi edhe procedurat që kanë të bëjnë me kushtet, shpërblimet, masat që merren në rastet e dukurive të tilla nëse banesat janë të siguruara.

Berberi tha se sigurimi i banesës nuk është i shtrenjtë, ndërkohë për shtresat me të ardhura të ulta duhet që shtetit të ofrojë subvencione për sigurimin.

“E rëndsishme të sigurojmë jo vetëm banesat por edhe bizneset. “Sigma Interalbanian” është një kompani shumë serioze që ju përgjigjet ngjarjeve që mund të prekin pronat e qytetarëve që janë të rëgjistruar pranë kësaj kompanie. Edhe nëse qytetarët nuk janë afër, pra që jetojnë në shtete të ndryshme por që duan ta sigurojnë banesën e tyre që mund të kenë në Shqipëri, mund të kontaktojnë dhe ndjekin procedurat e sigurimit online. Ndërsa ka pasur këresa pas tërmeteve që prekën vendin së fundmi. Një pjesë e madhe e sigurimeve kanë ardhur për shkak të kredive dhe më së shumti kërkesat janë bërë nga bankat. Kush plotëson dokumentacionin i parë edhe merr shpërblimin i pari”, tha Berberi.