Fasada e vettingasve. Si e rikthyen në detyrë prokurorët e Elbasanit: Ina Rama, Sokol Çomo e Rezarta Schuetz

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa, duke e rikthyer atë në detyrë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Stafës ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

A janë Sokol Çomo dhe Ina Rama, “kali i trojës” në KPA ?!

NOA

Ky zhvillim nuk është vetëm ironik, por edhe alarmues për standardet e drejtësisë në Shqipëri, pasi tregon se drejtësia është kthyer në një lojë ping-pongu në duartë e disa individëve si Ina Rama e Sokol Çomo të cilët janë të përfolur për individë mbi të cilët rëndojnë dyshime

serioze mbi integritetin, pasurinë dhe vendimet militanteske. “Heronjtë” e drejtësisë së re fliten si të implikuar të SHIK dhe autorë kasaphanes së shkarkimit me lista. Kjo hedh në erë organin e vetingut duke i bërë të duket si një komedi absurde me pasoja reale në drejtësinë që u shit si shpëtim i madh i kombit dhe që duhet të besonin shqiptarët, që nuk shohin as drejtësi, as rend, por vetëm zvarritje procesesh, vetting fasadë dhe prokurorë, që luajnë kukafshehti me krimin dhe shkarkime dhe emërime sipas ziles së interesit.

Kujtojmë se Prokurorja Pranvera Stafa u shkarkua nga detyra më 8 mars 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se në vlerësimin tërësor, duke konsideruar së bashku problemet e pasurisë dhe mangësitë profesionale e denoncimet nga publiku, kishte cënuar me sjelljen e saj besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Këto konkluzione janë gjetur të pabazuara nga KPA.

Nuk do ishte ky rasti i parë kur emra si Ina Rama e Sokol Çomo do rikthenin në detyrë prokuror të përfolur me lidhje me krimin e organizuar, apo probleme me pastërinë e figurës e atë financiare. Pasi prej tyre u rikthyen dhe prokurori i Tiranës Julian Xhengo, megjithëse KPA konfirmoi gjetjet dhe konkluzionet e KPK në kriterin e pasurisë dhe shumicën e konstatimeve për figurën, vlerëson ndryshe lidhur me përdorimin e një automjeti në pronësi të një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

Resorte luksi me sponsor ‘sekret ‘për drejtësinë e re

Të implikuar e drejtësisë së re pa frikë mund t’i radhisësh në rangun e atyre që shijojnë jetën e luksit, ku konfliket e interesit hedhin poshtë qëllimin e pastër që duhet të kishte vettingu. Pasi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit para 3 vitesh e zgjodhi resortin luksoz si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit. Dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e aktivitetit të KPK-së u paguan nga një kompani private – duke ngritur shqetësime edhe për konflikt të mundshëm interesi.