Kulla në QSUT? Jep dorëheqjen drejtoresha e re Anxhela Paparizo

Anxhela Paparizo firmosi dorëheqjen vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës si drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Sipas prapaskena Anxhela Paparizo nuk ka pranuar për të firmosur disa vendim me pasoja financiare nga pirgu i dosjeve dhe vendimeve që janë refuzuar për t’u firmosur nga paraardhësi Florenc Spaho. Drejtoresha e re ka bërë rezistencë duke refuzuar që në këmbim të postit si drejtoreshë e QSUT dhe të vijimit të karrierës të rrezikojë të përfundojë e pandehur nga SPAK, duke firmosur disa afera të dyshuara korruptive në QSUT, me përfitues disa biznesmenë/hajdutë të pasurisë publike.Drejtoresha e re e QSUT Anxhela Paparizo duhet të firmosë një sërë shkresash për t’i krijuar terrenin oligarkut Pëllumb Salillari për ndërtimin e një hoteli në QSUT me paratë publike. Tenderi është finalizuar që në fund të vitit të kaluar nga Dritan Agolli i FSHZH. Projekti përbëhet nga dy ndërtese me 5 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë, të cilat do të ndërtohen në godinat egzisuese në krahun e majtë të hyrjes kryesore të QSUT-së. Drejtoresha e re e QSUT Anxhela Paparizo synohet të përdoret për një nga çmenduritë më të padëgjuara, por që në Tiranë mund të konsiderohet e natyrshme. Bëhet fjalë për planin për të ndërtuar disa kulla në QSUT nga çeta e oligarkëve, ku në këmbim do t’i japin spitalit disa kate.Paparizo duhet të marrë në dorëzim godinën e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, ku dyshohet për devijime të kontratave dhe punime fiktive, si dhe godinën e Psikiatrisë Infantile, të cilat janë nën hetim nga SPAK.

NOA