Familjet pa bonus qiraje/ Vora ende shumë larg rindërtimit të banesave

313
Sigal

Shumë familje në qytetin e Vorës mbeten ende në pritje të zgjidhjes për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Disa prej tyre nuk kanë përfituar as bonus qiraje, ndërsa pamjet që ofron sot Vora të kujtojnë tmerrin e lëkundjeve të forta të një viti më parë.

Vora është një nga qyetetet që u prek nga tërmeti i 26 tërmetit dhe një vit më pas situata është kjo që shihni.

Disa pallate të dëmtuara janë shembur e rrënojat vijojnë të jenë aty.

Por ka ende pallate që edhe pse të rrezikshme vijojnë të mos jenë prishur.

Rindërtimi i banesave duket ende shumë larg.

Banorët, shtëpitë e të cilëve u shpallën të pabanueshme kanë marrë bonusin e qirasë dhe janë larguar në shtëpi me qira.

Por në Vorë ende ka persona që nuk kanë marrë zgjidhje. Një ndër ta është Sabri Vorini, shtëpia e të cilit eshtë vlerësuar DS5 dhe nuk ka marrë as bonusin e qirasë.

“Të gjithë këto barakat kanë marrë bonus qiraje, baraket e tjera në krahun tjetër kanë marrë bonus qiraje, vetëm ne 5 familjeve këtu nuk na kanë dhënë bonus qiraje. Shteti e ka në dorë, bashkia.”

Sabriu vijon të jetojë në shtëpinë e dëmtuar pasi nuk ka se ku të shkojë.