Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rrëzuar propagandën e qeverisë sa i takon sistemit shëndetësor. Në auditimin që u bë para pak ditësh në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u zbuluan një mori shkeljesh, sidomos sa i takon të sëmurëve me kancer.Rezultatet e këtij auditimi hedhin dritë që nga mungesa e barnave të domosdoshme, përdorimi i barnave të skaduara, deri te vonesat sistematike në furnizime dhe mungesa totale e kontrollit mbi procesin.Nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre – ose 46% – nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës janar 2021 – mars 2025. Kjo do të thotë se thuajse gjysma e barnave që ligjërisht lejohen për trajtim, nuk janë vënë kurrë në dispozicion të pacientëve.Përveç kësaj, një numër barnash rezultojnë të skaduara, por ende figurojnë si të disponueshme në sistemin elektronik të menaxhimit. Konkretisht, 19 flakonë Ifosfamide dhe 602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza janë evidentuar si të skaduara, por të padeklaruara, duke rritur rrezikun për përdorim të pavetëdijshëm nga personeli shëndetësor.Për shkak se ka pasur shumë shkelje, KLSH në raport ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj personave përgjegjës. KLSH rekomandon që të ketë vërejtje deri në largim nga puna për afro funksionarë në FSDKSH, në Ministrinë e Shëndetësisë.
Punonjësit e gjetur me shkelje
- Punonjësit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
– Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Drejtori i Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Drejtori i Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025.
- Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Përgjegjës i Sektorit të Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Përgjegjës i Sektorit të Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;
-Përgjegjës i Laboratorit të Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025.
- Punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-Drejtori i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;
-Drejtori i Farmaceutikës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;
-Drejtori i Drejtorisë Spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;
-Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025.
Praktikat ligjore
QSNUT ndjek një praktikë që është e përcaktuar në ligj, ku të gjithë planifikimet i bëjnë shefat e klinikave të cilët marrin të dhënat nga shefat e pavionit. Një klinikë mjekësore ose një spital i veçantë psh, për sëmundjet e zemrës, tiroides apo sëmundjet e brendshme etj.,. bëjnë kërkesat e pavionëve dhe ja çojnë shefit të madh të klinikës. Shefi i klinikës pasi e merr kërkesën mbi bazën e nevojave që kanë pavionet ja dërgon drejtorisë së QSNUT për Tiranën. E njëjta praktikë ndiqet edhe në rrethe , ose i çohet drejtorisë të spitalit, e cila ja çon Ministrisë së Shëndetësisë e cila i merr dhe i grumbullon dhe bën një tender të përgjithshëm . Ku përcakton nevojat për llojet e sëmundjes , ndaj të gjithë planifikimet bëhen para dhjetorit të vitit që vjen në mënyrë që të bëhet një planifikim. Medikamentet që do të përdoren në qendrat spitalore dhe shëndetësore duhet të jenë të garantuar sipas standarteve deri në shkurt të vitit që vjen, pasi është periudha që sa të bëhen gati në dhjetor kërkesat , në dhjetor të çelet fondi dhe do nisin kërkesat për t’u bërë tenderat , mund të ketë dhe raste kur anulohet ndonjë tender . këto ja çojnë ministrisë , dhe ministria bën tenderat . Çuditërisht askush nuk e zë në gojë çfarë bën ministria. Kush i bën tenderat te ministria . Cili është roli i ministrit , i cili është kryetari i entit të prokurimit . Në çdo institucion të Shqipërisë ministrat janë kryetar të entit të prokurimit , ata caktojnë komisionin , ata bëjnë tenderat , ata urdhërojnë likujdimin e parave , ata urdhërojnë pritjen e mallit. E vetmja përgjegjësi që kanë spitalet është që nëse malli që ka ardhur të jetë me parametrat e duhur , a e ka të garantuar pjesën e skadencës që të mos skadojnë për një muaj pot ë jetë sipas asaj kërkese që është kërkuar sipas ligjit. Pjesa tjetër është përgjegjësi e ministrisë, por askush nuk shkon deri të ministria e shëndetësisë për interesa të lidhjeve dhe klaneve e detyrimeve që kanë me parinë e shtetit. Ndaj po ngremë disa pyetje për organet e hetimit.
A do heshtet për Enkel Jotin?
Pse s’u dorëzua procesverbali për urgjencën e re?
A do ndëshkohet Minstrja e Shëndetësisë, që është edhe kryetarja e prokurimit të tenderave që çon ilaçet etj nëpër spitale?



















