Sitki ÇEREKJA*/ Kush janë 3 shkencëtarët që u nderuan me çmimin “Nobel në Fizikë” për vitin 2014

838
Sigal

Motivacioni: Për zbulimin e diodave të dhënësve të dritës blu, që lejuan marrjen e burimeve të dritës së bardhë me kursim të madh energjie

Akademia Shkencore Suedeze më 7 tetor 2014, në orën 12:14 minuta nderoi me motivacionin “Për zbulimin e diodave të dhënësve të dritës blu, që lejuan marrjen e burimeve të dritës së bardhë me kursim të madh energjie ” shkencëtarët: Isamu Akasaki, Hiroshi Amano e Shuji Nakamura.

Isamu Akasaki  është lindur më 1929 në Japoni (Chiran) e tani  jep mësim në Universitetin e Nagoya.

Hiroshi Amano u lind në Hamamatsu në vitin 1960  në  Japoni. Edhe ky jep mësim në Universitetin e Nagoya.

Shuji Nakamura  është lindur në vitin  1954 në Ikata në Japoni, por është qytetar amerikan. Punon në Santa Barbara, pranë Universiteti i Kalifornisë.

Historikisht, për ndriçim kemi përdorur bishtukët, qirinjtë, llambat me vajguri etj.. Këto kishin fuqi të vogël të themi për një qiri është 0.1 lumen (lumen është fluksi i rrezeve të dritës ) për 1 vvat fuqi. Më vonë Edisoni na dha llambën elektrike inkandeshente (me fluks rrezesh drite 16 lumen për 1 vvat fuqi të llambës ), shumë komode, por që shumë energji ajo e harxhonte për ngrohjen e filamentit që të arrinte të skuqej. Ishte një arritje e madhe gjetja dhe ndërtimi i llambave luminishente (me një fuqi 70 lumen për 1ë fuqi të llambës ), që tubi i ftohtë ndriçonte  me dritë të bardhë (sipas gazit që futej në tub mund të bënim të ndriçonte me ngjyra të ndryshme ). 

Llambat Led (light-emiçing diode, që do të thotë diodë prodhuese e dritës)  janë një arritje e madhe e shkencës së fizikës dhe teknikës. Ato japin 300 lumen për 1 vv, pra, kursen shumë energji, duke dhënë mjaft dritë. Duhet thënë se një e katërta e harxhimit energjetik në Botë shkon për ndriçim e kështu, Led janë një rezervë e rëndësishme kursimi. Nga këto duket epërsia e llambave Led. Veç të tjerash llamba Led është dhe ekologjike, sepse  respekton ambientin pasi është e aftë të përdorë vetitë optike të disa materialeve të zgjedhur.

Këta fizikanë studiuan diodat gjysmëpërcjellëse të përdorura për Led me dritë blu, që lejuan krijimin e llambave Led me harxhim të vogël. Ndërsa, llambat fluoreshente punojnë dhjetë mijë orë, llambat Led kanë jetëgjatësinë njëqind mijë orë punë.  Këto llamba mund të përdoren dhe me korrentin elektrik që prodhohet nga panelet fotovoltaike. Kështu dhe personat që nuk mund të jenë pranë rrjeteve të korrentit elektrik me një panel diellor fotovoltaik ushqejnë llambën Led dhe ndriçohen për bukuri. Kështu në botë gjenden rreth një miliardë e gjysmë banorë të tokës që do të ndriçohen. Me përdorimin e llambave Led kursejmë rezervat energjetike të planetit tonë.

Këto shkencëtarë gjatë tridhjetë vjetësh arritën suksese në prodhimin e diodave me dritë të kuqe (është llamba e vogël tek televizori që ndriçon, kur është në regjim pritjeje ), më pas me ngjyrë të gjelbër, por e patën shumë të vështirë të prodhonin diodën me ngjyrë blu, që do i lejonte të prodhonin dritën e bardhë, duke moduluar dritën e kuqe, të verdhën dhe atë blu, mund të merren të gjitha ngjyrat e spektrit të dukshëm, bashkë me të bardhën.

Arritja e nxjerrjes nga gjysmëpërcjellësi e përbërëses blu të dritës shënoi ” emetimin e shndërrimit themelor në teknologjinë e ndriçimit “. Me të njëjtën sasi energjie llamba Led jep katër herë më shumë dritë se llamba fluoreshente e njëzet herë më shumë se llamba inkandeshente. Shpikja e Ledit, thekson Fondacioni “Nobel”, i vlerësuar ” në shpirtin e Alfred Nobel”, që synon të njihen vlerat e zbulimeve  në gradë që t’i japin vlera të rëndësishme për njerëzimin. Llambat Led  janë në gradë të prodhojnë dritë në një mënyrë të re.

Pra, me punën e tyre të palodhur shumëvjeçare këta shkencëtarë  u nderuan me këtë çmim të lartë shkencor, pasi  arritën t’i japin njerëzimit llambën me ndriçim të bardhë, që është shumë ekonomike, pasi harxhon pak energji,  që mund të ndizet dhe me burim tensioni të ulët, një llambë me fluks të madh drite, me jetëgjatësi e që respekton mjedisin, duke i kursyer Tokës sonë shumë energji për ndriçimin e qyteteve tona.

*Profesor në Fizikë