Zbulohet lidhja e Brad Pitt me shëruesen e shpirtrave

524
Sigal

Prej kohësh në media përflitet se aktori i njohur Brad Pitt është duke dalë me një femër bjonde, identiteti i së cilës u zbulua vetëm para pak javësh. Ajo quhet Sat Hari Khalsa. dhe profesioni i saj nuk është aspak i zakontë. Siç shkruajnë mediat e huaja ajo është shëruese shpirtrash.

Lidhja e tyre nuk u konfirmua asnjëherë, megjithatë së fundmi një burim pranë tyre ka treguar se ata janë në një romancë dhe shumë të dashuruar. Burimi ka treguar për “US Weekly” se Brad dhe Sat janë në një lidhje dhe po përjetojnë një romancë të bukur.

Sat Hari është ndër të tjera edhe një projektuese e famshme e bizhuterive “stil indian”, me të cilët janë të veshur nga shumë yje të Hollivudit, duke përfshirë edhe Jennifer Aniston.