Rihapet Rinasi – Balluku: Rinisin fluturimet e rregullta me Greqinë

298
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar rihapjen e aeroportit të Rinas më datën 15 Qershor ditë në të cilën do të rifillojnë fluturimet me shtetin fqinj, Greqinë.

“Rinisin fluturimet e rregullta, Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë,” shkruhet në njoftim.

Sipas Ministres përpara çdo udhëtimi, qytetarët duhet të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojnë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.