Shqipëria rrezikohet sërish nga përmbytjet, ministria e Mbrojtjes bën apel për qarqet

692
Ministria e Mbrojtjes bën një rezyme të situatës së motit në Shqipëri.
Pas reshjeve të borës në ditët në vijim vendi do të përfshihet nga shirat, të cilat në shumë zona rrezikojnë edhe përmbytje.
Temperaturat pritet të rriten deri në 9 gradë ndërsa do të ketë gjatë natës së sotme dhe nesër reshej intensive në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, gjë e cila mund të shoqërohet me daljen e përrenjve dhe lumenjve malorë nga shtrati i tyre natyral.
Situata nga reshjet e borës:
Qarku Shkodër
Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet të ulet në territorin e Qarkut Shkodër.
• Si pasojë janë të bllokuara akset rrugore: Bogë – Theth, Shkodër-Mali Shoshit- Bregu i Lumit (Njësitë Administrative Shalë, Shosh, Pult të Bashkise Shkodër), rrugët rurale në Njesitë Adminstrative Rrape, Gjegjan, Luf Qerret të Bashkise Pukë.
• Kelmend Bashkia Malesi e Madhe, dhe në fshatin Barbullush Bashkia Vau Dejes.
• Ka probleme me ngricat sidomos në Akset dhe segmentet rrugore rurale, kryesisht për shkak të ngricave, për të cilat po punohet nga Autoriteti Verior për hedhjen e kripës.
• Me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore, dhënien në kohë reale të informacionit, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe dhënien e ndihmës në rast nevoje drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve po punohet intensivisht nga DVP dhe komisariatet e Policisë Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës për disiplinimin e përdoruesve të mjeteve dhe mos lejimin e tyre pa zinxhir në vendet e rriskuara nga ngricat.
• Në njësinë administrative Shosh: Rruga automobilistike nga fshati Kir deri në qendër të Njësisë është e pakalueshme. Vazhdon rënia e dëborës me intensitet. Rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk ka njësi tregtare në njësi.
• Në njësinë administrative Pult: Reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet Rruga nga Prekali deri në fshatin Kir është e kalueshme me mjete të larta me zinxhirë. Bashkia Vau Dejës:
• Njesia Ad.Temal vazhdon të jete pa energji. Ka nje itensitet të reshjeve të debores ku trashesia në disa fshatra arrin deri ne 60-70 cm. Rruga për në qender të Njesise (Koman) deri tani është e hapur.
• Njesia Ad.Shllak rruga për në qender të Njesise e bllokuar si rezultat i itensitetit të reshjeve të dëbores të rena gjatë gjithë dites deri tani dhe trashesise se dëbores në disa vende arrin deri në 50 cm.
• Është komunikuar me firmat kontraktuese të mirembajtjes se akseve rrugore nacionale që pershkojne territorin e Bashkise Vau Dejes të cilet raportojne se jane në gadishmeri të plote me mjete dhe burime njerezore për këtë situate.
1. Në Bashkine Pukë:
• Njesia Administrative Gjegjan. Rruget e fshatrave që lidhen me qendren e Njesise Administrative Gjegjan jane të bllokuara, trashesia e dëbores është 40-50 cm, shkollat kanë pezulluar mesimin deri në një njoftim të dyte.
• Njesia Administrative Qelez. Ka bllokohet here pas here në segmentin Qaf Qerreti- Qelez si pasoje e trashesise e dëborës deri në 60 cm po punohet me një mjet fadrome për hapjen e saj po ashtu në këtë njesi të bllokuar ngelen fshatrat Qaf –Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël. Shkollat kane pezulluar mesimin deri në një njoftim të dyte, energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shendetesore nuk janë raportuar
• Njesia Administrative Luf – Qerret, Raportohet të jene, të bllokuara fshatrat Luf, Pla, Kqire, Plet, edhe pse është hapur rruga Qaf –Qereti Qerret ka veshtiresi qarkullimi Mesimi në Shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dyte, energji elektrike ka pasur pa nderprerje. Nuk raportohet problem shendetsore.
• Njesia Administrative Rrape, aportohet se rruget e të gjithe fshatrave jane të bllokuara, Buhot, Bicaj, Rrape, Binisht, ku trashesia e arrin deri ne 60 cm, mesimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dyte, energjia elektrike nuk ka pasur nderprerje, nuk ka pasur problem shendetesore,
• Rruget Nacionale jane kalueshme me zinxhire. Në rrugen Vau Dejas –Pukë Fushë-Arres Punojne 3 mjete Borepastruese. Në rrugen Hadoj – Gjegjan – Reps punojne dy borepastruese Kalimi behet me zinxhire.
2. Në Bashkise Fushe-Arrez
• Akset e rrugeve nacionale jane të hapura, por të kalueshme me veshtiresi dhe me zinxhir për shkak te prezences se akullit.
• Rruge rurale të kalueshmë më veshtirësi dhe vende vende të bllokuara për shkak të prezencës së akullit, janë:
Segmentet Bardhet-Iballë,
Segmentet e fshatrave të Njesise Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë-Mali, ku bashkia po punon për hapjen e këtyre rrugëve,
• Vazhdon të ngelet problem shqetësues fshati Aprripe Guri i cili eshte i izoluar komplet pasi i vetmi komunikim ka qene me varke e cila eshte mbytur dhe kerkohet nje varkë tjetër, për të cilën është bërë kërkesë pranë MM.
• Procesi mesimore në shkollat e Njesive Administrative Iballe, Fierze, Blerim, Qafe-Mali është nderprere.
• Për sa i përket furnizimit me energji elektrike, kemi ndërprerje të energjisë në disa fshatra të Njesise Administrative Fierze.
3. Bashkia Malesi e Madhe:
• Në Nj.A.Kelmend rruga Selcë Vermosh është e kalueshme me zinxhirë.
• Në Nj.V Shkrel është e bllokuar rruga Okol-Qaf-Thore-Thet, trashësia e dëborës rreth 60cm. Aksi rrugor Dedaj-Razem ka prezencë dëbore me 30 cm në të cilat po punohet.
• Në njësitè e tjera rrugët janë të hapura e të kalueshme. Trashesia e dëborës në zonat kodrinore arrin në 5-10 cm.
• Në Nj.A.Kelmend, nuk ka energji elektrike në 5 fshatra.
Qarku Kukës
Trashësia e dëborës në Tunel e Kalimashit ka arritur rreth 70 cm, Qafë Shllak rreth 90 cm, Qafë Tobli rreth 60 cm, Qafë Luzhë rreth 50 cm, Valbonë rreth 1 m dhe Qafë Morinë rreth 30 cm.
Në qytete trashësia e dëborës ka arritur: Kukës rreth 25 cm, Bajram Curri rreth 40 cm dhe Krumë rreth 25 cm.
Akset rrugore:
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën prezencën e dëborës.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Po punojnë 10 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Akset rrugore kombëtare të bashkisë Tropojë qarkullohen pa zinxhirë.
Akset rrugore kombëtare të bashkisë Has qarkullohen pa zinxhirë.
Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën është i bllokuar.
Qarku Dibër
Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet të ulet në territorin e qarkut.
Aksi nacional Ura e Çerenecit-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë.
Në segmentin Klenjë-Stëblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m dhe po punohet me 2 mjete fadroma të firmës kontraktore për ta kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.
Akset nacionale Peshkopi-Kala e Dodës, Muhurr-Reç, Qafë Bualli-Martanesh, Trebisht-Doganë Maqedoni, janë të kalueshme me zinxhirë.
Akset rrugore rurale të njësive administrative Martanesh, Ostren, Trebisht, në bashkinë Bulqizë, janë hapur dhe janë bërë të kalueshme. Bashkia Bulqizë është duke punuar me 6 fadroma.
Akset rrugore rurale në bashkinë Dibër janë të bllokuara, kryesisht akset rrugore të fshatrave që lidhen me qendrat e njësive administrative Selishtë, Lurë, Luzni, Arras, Sllovë, ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 50- 70 cm.
Forcat e bashkisë po punojnë me 3 mjete fadroma dhe 1 borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e këtyre akseve rrugore.
Në bashkinë Klos është e bllokuar Njësia Administrative Xibër.
Në bashkinë Mat është hapur aksi rrugor për në Njësinë Administrative Macukull dhe ky aks është i kalueshëm me zinxhirë.
Qarku Elbasan
Ditën e sotme ka pasur reshje të dobëta shiu dhe dëbore në qark, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësim të situatës.
Akset rrugore:
Aksi rrugor nacional Librazhd-Stëblevë, në segmentin rrugor Lunikut-Fushë Studen, është i kalueshëm me zinxhirë. Segmenti rrugor Fushë Studen-Stëblevë është i bllokuar.
Në Bashkinë Gramsh rrugët rurale që lidhen me njësinë administrative Kukur, Lenie, Sult, Tunje, Poroçan, janë të bllokuara nga reshjet e borës.
Akset rrugore rurale Togëz-Qarishtë dhe Mirakë-Polis, në bashkinë Librazhd, ngelen problematikë nga reshjet e dëborës.
Qarku Korçë
Sot ka pasur reshje të dobëta shiu dhe dëbore.
Në zonat malore të Qarkut Korçë si: Dardhë, Vithkuq, Lekas, Voskopojë dhe Velçan, reshjet e dëborës kanë trashësi rreth 50-70cm.
Akset rrugore nacionale:
Aksi rrugor Boboshticë-Dardhë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Voskopojë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor kryesor Qafë Thanë-Qafë Plloçë-Dogana Kapshticë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor Ersekë- Çarshovë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Ka pasur vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor në disa shkolla si, Ersekë, Mokër, Vishocicë, Arrëzë.
Mungesë të energjisë elektrike me ndërprerje ka pasur në degëzimet Treskë-Panarit, Miras-Dardhë, Fider Podgozhan degëzimi çezma, zona e Lekasit, përfshirë dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Moglicë, si dhe nënstacioni i Maliqit dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Dardhas. OSHEE po punon për riparimin sa më shpejt të defekteve në këto zona.
Rreth orës 14:00 1 helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në fshatin Dërshenë, nj. Ad. Dajt, bashkia Tiranë, ku ka marrë një fëmijë të sëmurë dhe e ka sjellë në QSUT.
Sigal