Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar të Vlorës.
Rrugët e portit janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve.
Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Kanali në lagjen Pavarësia të qytetit si pasojë e prurjeve të larta rrezikon të dalë në sipërfaqe.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë së qytetit bregdetar.