Anketa Sportive në Telegraf / Moisi Dalipi: Ja 11 sportistët më të vlersuar , skuadra më e mirë dhe trajneri i sukseseve. Federata e Notit më e mira për vitin 2020

327
Sigal

 

Viti 2020 që lamë pas, edhe për sportin ishte nga vitet më vështira. Si çdo drejtim tjetër i jetës

edhe sporti përjetoi dhe u detyrua t’u nënshtrohej rregullave dhe protokolleve për t’u mbrojtur nga virusi i shekullit Covid -19. Shumë sporte dhe jo vetëm në vendin tone, u detyruan ti mbyllin më shpejt se zakonisht aktivitetet sezonale, duke lenë pa përfunduar kalendarin e tyre sportive të vitit 2020. Aktivitetet dhe evente të nivelit ndërkombëtar europian apo botëror,  nuk u zhvilluan ose u shtynë në kohë për zhvillimin tyre për këtë vit, ose dhe për vitet e ardhëshme, duke bërë që shumë programe sportive të mbeten pa u plotësuar. Gjithësesi, edhe në vendin tonë të paktë ishin llojet e sportit që përfunduan misionin e tyre, duke zyrtarizuar mbylljen e kalendarëve të tyre vjetorë me gara dhe ndeshje. Kështu futbolli, noti dhe atletika ishin nga të pakëta lloji sporte që mbijetuan me vështirësi, duke respektuar në maksimum masat anti Covid -19, si dhe duke treguar se sporti shqiptar ka ditur të mbijetojë edhe në kushte të tilla. Duke dashur të respektojmë këtë përpjekje të sportistëve tanë, për të treguar vlera edhe në rrethana të tilla aspak normale, le të bëjmë një vlerësim sado pak të përafërt për më të mirët e vitit 2020, në ato lloje sporti që i mbijetuan me plot vetmohim pandemisë botërore. Duke synuar që këto “dhurata” të gazetës “Telegraf” për vitin 2020, të ishin në perfomacën e një ankete sportive, gjithçka është bazur në mendimet e dhëna nga gazetarët e njohur sportivë në vendin tonë. Duke respektuar mendimet e tyre, janë përcktuar nga Kategoria Superiore skuadra më e mirë në futboll në vitin 2020, formacioni më i mirë për vitin 2020, trajneri më i mirë për vitin 2020, si dhe federata sportive më e mirë shqiptare për vitin 2020. Duke respektur mendimet e kolegëve le të bëjmë portretet respektive të fituesëve:

‘Tirana’  skuadra më e mirë

Pa as më të voglin dyshim, që viti 2020, ishte dhe viti sportiv i ‘Tiranës’ Kampione. Bardheblutë e kryeqytetit fituan për të 25-ën herë titullin kampion në historinë shekullore të krijimit të klubit tyre. Plotë 70 pikë të grumbullura në 36 javë kampionat me bilancin 21 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje dhe me atë me atë golaverazh me 32 gola më shumë të shënuar, se sa të pësuar. Një skuadër që nuk e nisi mirë kampionatin, por që me ndryshimin e drejtimit, ku në pankinë erdhi nigeriani Egbo, gjithçka mori për mirë për këtë skuadër që në drejtimin e tij, mori plotë 56 pikë dhe doli deri në finale të Kupës. Një ‘Tiranë’ e frikshme që me Likën, Dokën, Muçën, Vangjelin, Hoxhallarin, Torasën, Kale, Bathën, Gobina, Muçin, Çelhagën, Ngo, e të tjerë, u prezantua si një ansambël i shkëlqyer në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në arenën ndërkombëtare kalon turin e parë të Europa Champions –Lige, duke fituar  2-0 me “Dinamo” –Tiblisit, por humbet në turin e dytë 0-1 në Tiranë me “Crevena –Zvdezdes”, duke u detyruar të favorizuar dhe shorti të përballen në turin e tretë të UEFA –Evropa League me skuadrën zvicerane “Yong –Boys” duke humbur me rezultatin 3-0. Por pjesa e parë e sezonit 2020-2021, nuk u mbyll mirë për “Tiranën” e vendit  6-të në klasifikim me  16 pikë. Largësia me kryesuesen “Vllazninë” është 10 pikë, por “Tirana” e mësuar tashmë të jetë skuadra e vërtetë në pjesën dytë sezonit, pritet që shpejt të shpërthejë si di ajo, në traditën e saj të sukseseve. Dhe të gjitha këto rezultate të përkohshme të kësaj pjese të sezonit nuk e zbehin portretin e bukur të “Tiranës” kampione të vitit 2020.

 11 futbollistët më të vlerësuar

Kandidaturat kanë sjellë garë në vlerësimin e tyre. Gjithsesi, vetë fakti që futbolli luhet me skuadrën me 11 futbollistë në fushën e lojës, shumë natyrshëm, po aq do të jenë dhe futbollistët fitues, që janë:

 

Alban Hoxha (Partizani )

Ardit Krymi  (Vllaznia)

Renato Arapi  (Teuta)

Adolfo Selmani (Laçi)

Lorenc Trashi  (Partizani)

Besar Musolli  (Kukësi)

Idriz Batha (Tirana)

Sherif Kallakau (Teuta)

Ardit Hoxhaj (Vllaznia)

Kyrian Nëabaze (Laçi)

Ernest Muçi (Tirana)

  1. Alban Hoxha, portieri i “Partizanit”. Plot 20 vjet në portë, që ka nisur kur ka qenë 14 vjeç tek skuadra e qytetit tij “Turbina” Cërrikut. “Gardiani” i të kuqve në vitin 2014, ka arritur të thyejë rekordin 30-vjeçar të vendosur nga portieri i “Labinotit” të Elbasanit, Bujar Gogunja, që e mbajti të paprekur rrjetën e portës për 1037 minuta. Ai është portieri me moshë më të madhe në kampionat 34 vjeç, por dhe portieri për momentin, që ka fituar më shumë trofe në karrierën e tij sportive. Ka më shumë se 15 vjet që është pjesë e ekipive kombëtare.
  2. Ardit Krymi mbrojtësi shkodran 24 vjeç i ‘Vllaznisë’. Është një “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit. I ka qëndruar besnik për shumë vite skuadrës qytetit tij dhe tani së fundi ka gjetur qetësinë e duhur për të shfaqur formën dhe talentin e tij. Këtë sezon mban dhe shiritin e kapitenit të skuadrës, duke u ndjerë më i motivuar për sukses. Fakti që ‘Vllaznia’ e mbylli vitin 2020 në vendin e parë në klasifikim, tregon qartë se kapiteni shkodran dëshiron fortë suksesin me skuadrën e tij.
  3. Renato Arapi mbrojtësi dhe kapiteni ‘Teutës’. Në vitin 2020 është si kapiten i skuadrës durrsake, ka shijuar fitimin e Kupës dhe Superkupës të Shqipërisë dhe pjesmarrjen në dy turne në UEFA –Europa –League. Në pjesën e parë të këtij sezoni, skuadra e tij “Teuta” e mbylli 12 javët kampionat pa pasuar asnjë humbje. Në këtë “record” ka pjesën e tij dhe qendër mbrotjësi dhe kapiteni Arapi.
  4. Adolfo Selmani mbrojtësi energjik i ‘Laçit’. Mund të vlerësohet si zbulimi vitit 2020. Tepër pozicional dhe dinamik për skuadrën e tij. Mosha e re që ka vetëm 21 vjeç, është një pjesë e performacës tij për të ardhmen. Është pjesë e ekipit kombëtar ‘U-21’. Puna dhe përkushtimi shumë shpejt do marrin shpërblimin e kërkuar nga ky futbollist.
  5. Lorenc Trashi, ish mbrojtësi ‘Partizanit’, që muajt e fundit ka shtegtuar tek ekipi ‘Al-Qatsia’ në Kuvajt. Për pjesën më të madhe të vitit kaluar si pjesë e skudrës kuqe, ku një sezon më parë fitoi dhe titullin kampion, ishte nga titullarët me shumë vlera në skuadër. Paraqitja e tij e mirë e bëri pjesë të ekipit kombëtar, duke marrë minuta loje si mbrojtës i krahut majtë dhe në ndeshje të rëndësishme.
  6. Besar Musolli, mesfushor dhe kapiten i “Kukësit” që pas 8 sezoneve bashkëpunim është rikthyer në kampionatin e Kosovës ku u përgatit si futbollist profesionist. Me skuadrën kuksiane në vitet që u aktivizua ka ndarë gjithçka që përbën sukses, jo vetëm në ndeshje kampionati dhe Kupe, por dhe në ndeshjet pjesëmarrëse të eventeve europiane. Viti 2020 ishte një nga sezonet më të mira të karrieres tij.
  7. Sherif Kallaku , mesfushori fantazist i ‘Teutës’ që në muajt e fundit të vitit 2020, është bërë pjesë e skuadrës kroate ‘Lokomotiva’-Zagrebit. Djaloshi 22- vjeçar me përvojë 4 -vjeçare në futbollin profesionist, ka treguar tek skuadra të tilla si ‘Laçi’ dhe në dy sezonet e fundit tek “Teuta” një dëshirë të madhe për luajtur futbollin e bukur. 14 gola të shënuar, fitimi Kupës dhe Superkupës sezonin e kaluar, si dhe ftesa e marrë nga ekipi kombëtar, janë vlerësimet më të kërkuara nga na e tij.
  8. Idriz Batha, mesfushori i skuadrës bardheblu të ‘Tiranës’ gjatë vitit 2020, ishte titullar i mesfushës, duke u kthyer në një “dispeçer “ në organizimin e manovrës sulmuese. I fortë, shumë dinamik dhe gjithëpërfshirës në lojën e skuadrës, gjirokastriti Batha tek “Tirana” shijoi titullin kampion që i mungonte biografisë tij sportive.
  9. Ardit Hoxhaj, sulmuesi vlonjat që këtë sezon tek ‘Vllaznia’ ka gjetur vendin e duhur në repartin ofensiv. Në 5 ndeshje si titullar ka shënuar 6 gola. Për herë të parë në këto vitet e fundit është sulmuesi që në një ndeshje ka shënuar 4 gola. Kryeson listën e golshënuesëve më të mirë në këtë kampionat. Edhe pse është 26 vjeç ka shumë përvojë tek skuadra të ndryshme, duke lënë kudo dëshirë për shënuar gola me vlerë.
  10. Ernest Muçi, sulmuesi 21- vjeçar i “ Tiranës” në vitin e kaluar konfirmoi vlerat e tij si sulmues me shumë të ardhme. Për Muçin, pak rëndësi ka skuadra që ka përballë, kryesore për atë dhe vlerat e tij, është të shënojë gol ndaj çdo kundërshtari. Forma e treguar deri tani ka shtuar dëshirat e tregut të huaj për ta bërë atë, pjesë të skuadrave të tyre. Fitimi titullit kampion me ‘Tiranën’ dhe ftesa nga ekipi kombëtar, janë vlera të shtuara të këtij sulmuesi.
  11. Kyrian Nëabaze, sulmuesi nigerian i ‘Laçit’ fitues “Këpucës të Artë ‘ në kampionatin e kaluar me 24 gola të shënuar. Një sulmues që për skuadrën e tij të ‘Laçit’ ka bërë shumë përgjatë vitit 2020, jo vetëm në ndeshjet e kampionatit shqiptar, por dhe në eventet ndërkombëtare. Përvoja në futbollin ballkanik, më parë në kampionatin maqedonas dhe pak më vonë atë Kosovar, i ka dhënë mundësi të përshtatet mirë me futbollin shqiptar. Edhe për këtë kampionat është pjesë e top-listës për golëshënuesin më të mirë.

Ilir Daja, trajneri i sukseseve

Viti 2020, ka konfirmuar trajnerin Ilir Daja, si më profesionistin në kampionati shqiptar. Ky trajner që ka i mbetur gjithë kohën besnik futbollit shqiptar, ka shijuar në karrierën e tij, sukseset si futbollist, por dhe si trajner. Kështu si futbollist me “Dinamon” ka fituar 2 tituj kampion në vitet 1985-1986 dhe 1989-1990, si dhe Kupën e Shqipërisë në vitin 1989. Si trajner ka fituar titullin kampion me “Elbasanin” në sezonin 2005-2006, me “Dinamon” në sezonin 2007-2008, dhe me “Skënderbeun” në sezonin 2017-2018, si dhe fitues i Kupës Shqipërisë me këtë skuadër në vitin 2017. Trajneri 54- vjeçar Ilir Daja ka plot 26 vjet që fushën e trajnigut në futbollin shqiptar, duke u kurorëzuar me shumë suksese. Këtë sezon drejton “Partizanin”, duke synuar rikthimin e kësaj skuadre tek fitimi trofeve. Pasioni dhe përgjegjësia për detyrën janë vlerat që e dallojnë nga të tjerët.

Federata e Notit me programe të realizuara

Edhe pse viti 2020, ishte i trishtë duke u shoqëruar për pjesën më të madhe të tij me pandeminë e Covid -19, përsëri sporti ka ditur të mbijetojë përmes jo pak vështirësive. Por edhe pse ka ndodhur kështu, Federata Shqiptare e Notit me shumë vendosmëri rezulton me programet e vitit 2020 të realizuara. Pra, ndryshe nga federatat e tjera, kjo federatë ka plotësuar në maksi mumin e vet të gjitha veprimtaritë e miratuara nga Ministria Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Kështu, gjatë vitit 2020, janë zhvilluar të gjitha garat për kampionat dhe Kupë, për të gjitha moshat dhe kategoritë, duke filluar nga fëmijët, para të rinjtë, të rinjtë dhe të rriturit. Kampionët dhe fituesit e garave të notit janë ndierë mirë dhe shumë ndryshe nga të tjetrët, duke përjetuar emocionet e vlerësimit të punës tyre. Shumë e veçantë për këtë federatë edhe në vitin 2020, është organizimi veprimtarive për të tretin vit rradhazi të garave të notit në “Kupën Mbarëkombëtare” me pjesmarrjen e notarëve më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova. Marrëdhëniet shumë të mira midis dy Federatave janë një vlerë më shumë për të shtuar në të ardhmen aktivitetet, që do ti shërbejnë rritjes të cilësisë sportive. Mungesa e pjesmarrjes në eventet europiane dhe botërore për vitin 2020, për shkak të virusit Covod-19, nuk e ka ulur gadishmërinë e “ekipazhit” kuqezi  për të synuar pjesmarrjen në kampionatet europiane, botërore dhe Lojrat Olimpike të Tokios. Kur ka përkushtim, ka dhe rezultate. Dhe më mirë se kushdo tjetër këto vlera, ishin të pranishme gjatë vitit 2020, tek Federata Shqiptare e Notit.