Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në rrugët e Durrësit

280
Sigal

Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë ditën e sotme nga shirat e dendur.

Kjo ka shkaktuar përmbytje në qytet dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Këto përmbytje ishin paralajmëruar nga IGJEUM një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut.

Kjo situatë pritet të zgjasë për ditë me rradhë në Durrës dhe jo vetëm. Përmbytje ka pasur dhe në qytetin e Vlorës, aty ku Bashkia i ka kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.