Arrestohet një person për sulm ndaj Stivi Frashëri

Është arrestuar njëri nga personat që dyshohet se sulmoi fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, në Gjilan.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sigal

Ai ka konfirmuar se tashmë është arrestuar njëri prej personave që ka qenë i involvuar në këtë incident, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

Hashani po ashtu bëri të ditur se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.