Adriatik R. Dosti: Zhgënjen Shqipëria!

28
Sigal

Madje totalisht…ne loje e ne rrezultat.

…Dhe ja u ze ne gryke festen e shumepritur tifozeve te saj te mrekullueshem por edhe krejt shqiptareve brenda e jashte Shqiperie…qe ne mbremjen e se Henes se 20 nentorit 2023 meritonin me shume respekt prej Kombetares se tyre…e ishin pergatitur te festonin gjate e mbare-shqiptarisht.

Por fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu.

…Jo vetem prej barazimit te shemtuar 0-0 me Ishujt Faroe skuadren e fundit te grupit tone …por mbi te gjitha me lojen e zhvilluar prej kombetares sone te cilen pa e tepruar hic fare une do ta etiketoja Mizerrabel !

Nje skuader me shume se sa modeste …qe vjen e na merr barazimin ne fushen tone …e ku gjate ndeshjes dukej se ne luanim me 10 lojtare e ata me 14…dhe merr piken e 2 ne keto eliminatore dhe vetem kaq …dhe ja merr ate pike Shqiperise se pares se grupit e brenda ne fushe te saj…

Nje Shqiperi e forte me te fortet dhe paradoksalisht e dobet me te dobetit …sa keq.
Nje Shqiperi qe gjate gjithe kohes ra viktime e skemes taktike te kundershtarit 4-1 – 4-1 …nje Shqiperi qe vetem pasonte pa fund pa rrezikuar kerkund … gabonte , pasonte e vraponte kuturu e per asgje…

Nje ndeshje ku prej kesaj kombetareje lipsej me shume respekt e mirenjohje per lojtarin e saj te 12 …tifozin e mrekullueshem shqiptar…gje qe fatkeqesisht nuk ndodhi…keqardhje vertet.

Nje ndeshje qe duhet harruar 1 ore e me pare por edhe nje ndeshje qe duhet ta beje me dhimbje koke e ta shqetesoje shume seriozisht trajnerin Sylvinjo…sidomos per vijen sulmuese…

Me plot gojen mund te them se askush nuk meriton me shume se nota 4 ne kete ndeshje …ndersa kundershtari ka meriten e vet …qe s’na la asnje minute te vetme te dalim e te bejme lojen tone .

E pra ne finalet e Europianit nuk ka me Ishujt Faroe e as Moldavi ndaj sirenat e alarmit duhet te bien fort qe sot …

Nje Shqiperi qe eshte e para e grupit jo me diference pikesh nga vendi i dyte Cekia por me pike te barabarta me te dhe thjesht pasi e ka mundur ate ne ndeshjen direkte…

Sinqerisht isha pergatitur per nje shkrim te llojit krejt tjeter …por kur ne Dasem mungon orkestra …nuk mund te kercesh dot e as te argetohesh asesi…

Flm. djemve e Sylvinjos per gjithe c’ka bene gjate ketij edicioni …dhe them se sot duhet te kene kurajon qytetare e profesionale qe pike se pari te mos i gezohen ende kualifikimit e as vendit te pare ne grup ne kete lloj menyre por …tu kerkojne falje krejt shqiptareve kudo qe jane per kete lloj fundi pa lavdi e per kete lloj ndeshje e kete lloj rrezultati qe te ben vertet me dhimbje koke e te shqeteson jo pak !