Aksident në Sarandë, tre adoleshentë të plagosur

26
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Stjar – Bajkaj në Sarandë, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se tre adoleshentët të moshave 13-14 vjeçare kanë qenë duke udhëtuar me një makinë Benz dhe kanë humbur kontrollin në drejtimin e mjetit.

Për pasojë, makina ka përfunduar në një përrua.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ambulancat e Sarandës dhe të plagosurit janë transportuar në urgjencën e spitalit.

Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. Ndërkohë 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.

Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.