RENEA dhe FNSH blindojnë lagjen e “të fortëve”, në terren edhe Ardi Veliu

241
Sigal

Një aksion i madh antidrogë po zhvillohet në fshatrat përreth Krujës, për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike.

Në operacion marrin pjesë Forcat RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH Fier dhe Policia e Durrësit. Operacioni është përqendruar në fshatin Nikël dhe sipas Top News janë shoqëruar 10 persona.

Aktualisht  po ushtrohen kontrolle në terren, në sera dhe magazina, ndërsa raportohet se janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Kontrolli vjen pas monitorimeve me dronë nga Policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF