Koronavirusi në Gjermani/ Statistikat: Pse gjermanët i bëjnë gjërat kaq mirë?

377
Sigal

Gjermanët janë një shembull në Europë kur bie fjala edhe te pandemia e koronavirusit.

Aktualisht atje janë vetëm 26 mijë raste aktive, ndërsa 132 mijë persona janë shëruar.

Gjermania ka regjistruar vetëm 6866 viktima dhe një numër total prej 165 mijë rastesh.

Por gazeta BILD sjell edhe të tjera statistika interesante.

Sipas saj, ndërsa në Nju Jork të SHBA, numri i pacientëve që ndërrojnë jetë pasi vendosen në ventilim artificial është 88 përqind, në Gjermani është vetëm 30 përqind.

Gazeta shkruan se edhe vdekshmëria në vend nuk është e lartë. Deri më 5 prill, nuk kishte më shumë se 3 mijë vdekje në çdo ditë të vitit 2020. Sa për krahasim: vetëm në marsin e vitit 2018, gjatë valës së gripit të rëndë, kishte 3832 vdekje.

Në Gjermani, numri R0 aktualisht është 0.78. Kjo do të thotë se është nën pragun 1, për ta mbajtur shpërthimin nën kontroll.

Pavarësisht masave të izolimit, gjermanët vazhdojnë të takohen shpesh. Vetëm 40 përqind e tyre thanë se nuk janë takuar me miqtë dhe familjarët e tyre ditët e fundit.

Suksesi gjerman i atribuohet testimeve masive. Së fundmi në vend janë kryer 467 mijë testime të shpejta në javë. Potenciali është për të paktën 800 mijë.