Sigal

Një 17-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh në kryeqytet, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë në polici.

Ka qenë babai i 17-vjeçarit, shtetasi me inicialet I. Ç., që ka denoncuar në polici zhdukjen e të birit A. Ç..

Ai shprehet se i biri është larguar nga shtëpia në datën 5 tetor e nga ajo ditë nuk ka asnjë lajm për vendodhjen e tij.

Nga ana e saj, Policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e tij, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.