Qarku i Korçës në ditët e epidemisë së koronavirusit

444
Sigal

Kujdes moshës së tretë, pjesë e rëndësishme e popullsisë, të rinjtë kanë ikur   
7 të dyshuar të prekur nga koronavirusi, rezultuan negativë

Nga Vepror Hasani

Duket se institucionet e qeverisjes vendore të Qarkut Korçë, tashmë kanë kthyer vëmendjen drejt moshëssë tretë, e cila në këtë qark është pjesë e rëndësishme e popullsisë, pasi të rinjtë janë larguar drejt vendeve të ndryshme të botës. Përveç këtij fakti, mosha e tretë rezulton të jetë më e rrezikuara nga Kovid-19 (virus i përhapur më 2019), në krahasim me moshat e tjera. Një pjesë e moshës së tretë vuajnë edhe nga sëmundje të ndryshme. Të gjitha këto bënë që moshat e reja  dhe drejtuesit e institucioneve të qarkut në fjalë të kthejnë sytë nga kjo kategori e popullsisë. I pari që i dedikoj një thirrje të posaçme popullsisë për të qenë sa më të kujdesshëm me moshën e tretë ishte kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isaji, i cili tha: “U bëj thirrje bashkëqytetarve të mi të cilët mund të kenë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga Kovid-19, të vetizolohon për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë…” Ndërkaq theksoi: “Qëndroni në shtëpi dhe tregoni kujdes për moshën e tretë e cila, në qytete të vogla si i yni, (Erseka apo Leskoviku) është pjesë e konsiderueshme e popullsisë”. E njëjta thirrje, në forma të nryshme, është bërë edhe nga bashkitë e tjera të qarkut Korçë dhe institucionet përgjegjëse për shëndetin e populatës, por tashmë duket se mosha e tretë është në qendër të vëmendjes.

Shtohen vizitat e moshës së tretë

Nga burime pranë qendrave shëndetësore gjë gjenden në njësitë asministrative të qarkut Korçë mësojmë se numri i vizitave nga të moshuarit është rritur. Kjo gjë ndodh jo vetëm me të sëmurët akut dhe kronikë, por edhe me të moshuarit që nuk kanë vuajtur më parë. Arsyeja e  vizitave të shtuara mbetet shqetësimi për të mësuar nëse janë prekur nga virusi korona ose jo. Shqetësimi është i njëjtë në gjithë qarkun. Në qendrën shëndetësore të Bitinkës, rrethi Devoll, drejtoria e kësaj qendre, Bernarda Hoxha, tha: “Tashmë fluksi i vizitave ditore nga të sëmurët akut dhe kronikë është rritur, të sëmurët e moshës ë tretë po tregojnë më shumë kujdes për veten e tyre.  Aktualisht numri i vizitave ditore shkon deri në 70, por këtu janë të përfshira edhe vizitat për pediatrinë, por pavarësisht nga kjo, vizitat kanë ardhur në rritje për shkak të arsyeve që cituam Edhe nga ana e personelit janë marrë masat e nevojshme: maska doreza dhe dezifektant, etj.  Vizitat e shpeshtë të të moshuarve bjenë në sy sepse të rinjtë,  edhe nëpër fshatra, janë rralluar shumë, pasi janë larguar nga vendi.

Korça në një nga ditët e epidemisë

Tashmë edhe  Korça në ditët e rrezikut të prahpjes së epidemisë së koronavirusit, duket një qytet i zbrazur dhe pa gjallëri; automjetet që lëvizin në rrugë janë të pakta; të paktë janë edhe njerëzit që shfaqen nëpër qytet. Lokalet janë të gjitha të mbyllura: bare, restorante, fastfude dhe restorante; të mbyllura do të mbeten deri në 3 prill. Njerëzit që sheh nëpër rrugë janë ata që përmbushin detyrimet e familjes për ushqim dhe nevoja jetike. Edhe ata që dalin enkas për të shëtitur të japin përshtypjen e njerëzve të vetmuar, pasi duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Mungesa e gjallërisë vjen edhe për shkak të mbylljes së bizneseve; të hapura qëndrojnë vetëm furrat e bukës, dyanet ushqimorë dhe të fruta-perimeve. Edhe hotelet duken të vetmuar pasi kanë pak njerëz, vetëm ata që e kishin prenotuar hotelin para se të merreshin masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Zbrazëtia e bë edhe me  e madhe  pas urdhërit të dalë nga qeveria për ndalim të autobuzëve nga Greqia në Shqipëri dhe anasjellas. Dogana e Kapshticës duket e braktisur nga udhëtarët e përhershëm të saj, të cilët sillnin një rrjedhë të zhurmshme njerëzish të të gjitha moshave. Tashmë  hyjnë në Greqi rreth 700 veta në 24 orë dhe  vijnë prej andej në drejtim të Shqipërisë rreth 500 veta. Sigurisht të gjitha këto janë të nevojshme, nga Drejtoria e Spitalit Korçë informohemi se 7 personat që dyshoheshin të prekur nga koronavirusi rezultuan negativë. Përfundimisht mund të themi se Korça vijon të mbetet e pastër, kujdesi më i mash kërkohet për moshat e treat, të cilët mbeten më të rrezikuarit.