Pse shqetsohet kosovarët dhe turistët e huaj në Sarandë

624
Sigal

Saranda është në pikun turistik. Fluksi më i madh është ballkanik, veçanërisht kosovar dhe maqedonas. Pritshmëri të kënaqshme, por një shërbim që le për të dëshiruar. Orë të veçanta, zyra e informacionit turistik të bashkisë nuk funksionon, e zyra në shëtitore është kthyer në shitore. Ky është një shqetësim. Krahas shumë shqetësimeve të shprehura nga pushuesit kosovar, por edhe maqedonas e nga vende të Ballkanit, ku shërbyeset tallen me ta me mendimin se ata nuk dinë shqip (por ata dinë), është edhe leximi i shifrës së vlerës së lekut. Sot, duke pirë një kafe me një intelektual nga Suhareka, fshati Mushtisht, z. Halim Osmani, ma shprehu këtë shqetësim. Ka mangësi në menaxhim turistik, por ka edhe në menaxhim financiar. “Po na mashtrojnë tek leximi i shifrës së lekut. Na thonë 5000, kur vlera e lekut është 500. Shumë herë kemi rënë viktimë, e dashur pa dashur, abuzuesit përfitojnë dhe ne krijojmë mendimin e çmimeve të shtrenjta. Aktualisht, shprehet ai, çmimet janë normale, por kamarierë dhe shërbyes ordiner abuzojnë. Duhet rregulluar diçka tek leximi i shifrës së parasë… Mendova ta shpreh shqetësimin në shtyp duke shtuar edhe sorollatjet e e telefonisë fikse që nuk komunikojnë dot as me kartat impulse Albtelekom”- u shpreh ai.