Mirdita rebelohet kunder ndarjes së re administrative

777
Sigal

Harta e re shkakton pakënaqësi edhe në Mirditë, të shtunën në Rubik mblidhen bajraqet e Mirditës!

Te shtunen, ora 17.00, nën iniciativen e z. Nduart Ndocaj, Bajrakut te Manatisë e Kryetar i FDSH, do të mblidhen në Rubik në shenjë proteste të gjitha bajraqet e Miridtës kundër ndarjes së re territoriale. Z. Ndocaj e konsideron këtë si një ndarje të re të Mirditës. Gjithashtu, z. Ndocaj me këtë rast hedh edhe një propozim mjaft konkret, që ndarja territoriale të bazohet sipas historisë, traditës e karakteristikave krahinore. Është hera e parë që mblidhen në shenjë proteste shtëpitë më të mira e më të fuqishme të Mirditës kundër një reforme shtetëtore. Kjo nuk kishte ndodhur që në vitin 45, ku për fat të keq Mirdita i’ u nënshtrua Regjimit. Madje, z. Ndocaj, ka nënvizuar se nëse Qeveria nuk dëgjon kërkesat e bajraqeve të Mirditës, ata janë të gatshëm të bëjnë referendum. Kjo protestë nuk ka interesa partiake, por vetëm mirditorë e do të marrin pjesë të Majtë, Djathtë e pa partishmëri. Ja çfare shkruan z. Ndocaj: “Historia që harrohet përsëritet. Kjo shprehje më erdhi ndërmend sapo pashë varinatin përfundimtar të hartës së Shqipërisë me ndarjen e re territoriale. Në vitin e largët 1949, klysht e kuq për qëllime kryekëput politike, territorin e krahinës zëmadhe të Mrditës, e ndanë më keq se konferenca e Londrës trojet e kombit tonë. Kjo ndarje solli pasoja fatale për këtë krahinë, që shkriu gjithcka për komb e flamur, por klyshve të kuq, kaq ju bënte, teksa për pushtet , ata vrasin etërit e tyre e jo më kundërshtarët ideologjik. Mirditorët trojeve, që mbetën jashtë trungut u përballën me vështërsi të mëdha dhe më një mungesë përfaqësimi në jetën politike, e teksa pritej që ky realitet të ndrydhte dhe klysht e vegjel të rregullonin padrejtësinë e etëreve të tyre, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Mirdita mbeti një njësi vendore, e njëjtë më Roskovecin, Libohovën apo konispolin, krahina më territor pesë herë më të vogël se ajo dhe popullsi po aq herë më të vogël. Fushë -Arrësi, Gjegjani, Laci i vaut të Dejës, Ulza, Bazi, Lura dhe të gjitha zonat e tjera mbetën sërish jashtë kufirit natyral të Mirditës. Klysht e kuq e po e çojnë deri në fund amanetin e etërve të tyre, teksa Mirditën e varrosën për së dyti, duke e etiketuar si një bashki të dorës fundit. Të jësh katolik në këtë vënd qënka krim, teksa vëllai i gjatë i Erdoganit, ndonësë thoshte së origjininë e ka nga Mirdita, nuk mendoi kurrë si ta rehabilitonte këtë krahinë”.

 Reformës administrative-territoriale ka shkaktuar pakënaqësi në komunitete të caktuara të vendit si dhe mes dy kampeve të mëdha politike, Opozitë-Mazhorancë. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se Këshilli i Ministrave sot është gati të dërgojë në Kuvend projektin final të ndarjes territoriale që parashikon një hartë me 61 bashki. Në një deklaratë për mediat, ministri Çuçi tha se “së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet.” Projektligji i reformës administrativo-territoriale do t’ i përcillet kuvendit për miratim në seancën plenare të 31 korrikut. Miratimi i këtij projektligji kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit.