Burri tentoi të vidhte ‘Benzin’, por përfundon në pranga

469
Sigal

Një person është arrestuar nga policia pasi është konstatuar se po tentonte të vidhte një automjet në Elbasan.

62 vjeçari me iniciale K.B, në lagjen, “Qemal Stafa”, është konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B.

62 vjeçari mësohet se është autor i vjedhjes së nj? aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ja njoftimi zyrtar i policisë:

Tentoi të vjedh një mjet, arrestohet në flagrancë nga Policia 62 – vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:K.B., 62 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen, “Qemal Stafa”, Elbasan, ?shte konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, ” Benz”, në pronësi të shtetasit M.B.,

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur, është dhe autor i vjedhjes së nj? aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.