Provat e bëra sot publike nga Presidenti Meta që faktojnë veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani

363
Sigal

MBI PROVAT E REJA QË FAKTOJNË VEPRIMTARINË KRIMINALE TË TË KALLËZUARIT ARDIAN DVORANI

Sot jam këtu, për të informuar opinion publik dhe institucionet përgjegjëse, mbi fakte të reja të dala në dritë mbi veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani, gjatë kryesimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.

kryetari i KED i pergjigjet Kuvendit per infon e kerkuar (1)

Prej sot, do të përgatitet dhe depozitohet një shtesë në kallëzimin penal që kam depozituar në muajin nëntor 2019, për këtë shtetas:

  • jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij për veprat penale që ka konsumuar, dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për shkak të mosplotësimit të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sepse
  • të kallëzuarit Ardian Dvorani, duhet t`i ndalohet menjëherë ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik, me qëllimin e pastër, të nxitur nga presioni politik, për Kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Ligj nr. 14, dt. 12.2.2020-1

Të kallëzuarit Ardian Dvoprani duhet t`i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, që vendin e fundit vakant në të, t`ia ruajë vetes!

Pergjigje KED per Presidentin per konsultimin e L-8577-2000 14-Feb-2020 13-54-40

Sot, jam këtu para jush, për t`ju treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, kur:

  • Kryetari i Kuvendit, me shkresën me prot. 3973, datë 8 Nëntor 2019, i drejtohet Kryetarit të KED, duke i kërkuar informacion mbi ecurinë e procesit të emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese; dhe kur
  • I kallëzuari Ardian Dvorani, që lihet ende i lirë të ushtrojë funksion publik, brenda ditës i përgjigjet kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, me shkresën me nr. prot. 716/1, datë 8 Nëntor 2019, duke:
  • Keqinformuar dhe fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur dhe të administruar shkresërisht të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas vakancës së shpallur; dhe
  • në cilësinë e tij personale, pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësië, pa patur kompetencën ligjore të përgjigjet për çështje të tilla dhe aq më pak të kryejë intepretime të ligjeve dhe të Kushtetutës, konstaton si të jetë vetë organi i emërtesës, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Kerkese Kryetarit te KED-1

Nëpërmjet këtij komunikimi shkresor, i kallëzuari Ardian Dvorani, pa asnjë kompetencë të shprehur në Kushtetutë apo ligj, dhe duke mashtruar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën me qëllim që në bashkëpunim me Kuvendin, t`i rrëmbenin Presidentit të Republikës kompetencën për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

I kallëzuari Ardian Dvorani, që ushtron ende funksionin e Kryetarit të KED-së, duhet t`i përgjigjet tashmë SPAK-ut, se:

  • Përse nuk thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të shqyrtonte dhe të shprehej për shkresën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë?
  • A është në kompetencën e tij që të përcaktojë vullnetin e gjithë Këshillit, duke e përfaqësuar në marrëdhëniet me të tretët, pa marrë autorizimin e anëtarëve të këtij Këshilli?
  • Me kë bashkëpunoi, apo kush e urdhëroi, që të përgatiste, nënshkruante dhe përcillte në kohë record brenda disa orësh, një përgjigje në shkelje të rëndë të çdo të drejte dhe detyrimi ligjor, nën përgjegjësinë e tij vetjake dhe diktatin politik!
  • Ndërkohë që Këshilli, vetëm 1 ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dakordësoi se nuk mund të komentonte qëndrimin e Presidentit të Republikës, pasi do të përbënte tejkalim kompetencash, si mundi Ardian Dvorani të thyente këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit?

Raporti i Komisionit te Ligjeve per ndryshimet ne ligjin per Gjykaten Kushtetuese-Betimin

  1. Mbi procesin e betimit të Gjyqtarëve Kushtetues.

 

Në datën 30 dhjetor 2019, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i ka përcjellë Komisionit të Venecias kërkesën nr. 4351 prot, datë 30.12.2019, për dhënien e një opinion mbi procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Tre nga pyetjet e Kuvendit të Shqipërisë për Komisionint e Venecias janë:

  • A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

 

  • Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

 

  • A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

 

  • Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Kuvendi i Shqipërisë, në këtë letër i shpreh Komisionit të Venecias, se mbetet në pritje të opinionit të kërkuar.

Shkresa e Presidentit të Republikës 05.11.2019

Por çfarë ndodhi më pas?!!.

Bazuar në kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në datat 13-14 shkurt 2020 një delegacion i këtij Komisioni do të vizitojë Tiranën në një mision faktmbledhës dhe do të takojë përfaqësues të Kuvendit për të diskutuar mbi këtë çështje.

Kuvendi i Shipërisë, në mënyrën më të papërgjegjshme, të pabesë dhe të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e delegacionit të Komisionit të Venecias kishin mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë përpara se të zhvillonte takimin me ta, në datë 12 shkurt 2020, mbasdite vonë, voton në seancë plenare projektligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

 

Pikërisht me ligjin nr. 14, datë 12 shkurt 2020, ndryshon atë nen të ligjit që rregullonte procesin e betimit të Gjyqtarit Kushtetues, duke i dhënë vet përgjigje pyetjeve që priste të merrte nga Komisioni i Venecias.

 

Përmbajtja e këtij ligji të votuar me kaq urjgnecë nga Kuvendi, dhunoi në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe me të gjitha parimet themelore kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

 

Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të procesit të emërimit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetit e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes tetstit të besnikërisë politike.

 

Kjo nuk do të pranohet nga Presidenti i Republikës, por për këtë duhet që dhe faktori ndërkombëtar ta denoncojë atë.

 

Ky veprim i mazhorancës, për të mos pritur Komisionin e Venecias për një mendim mbi këtë çështje, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet organizmave të Këshillit të Evropës në tërësi, Komisionit të Venecias në veçanti, si dhe Ambasadave dhe Ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

 

Me këtë veprim mazhoranca, ka ftuar një Komision të nderuar, por nga ana tjetër ka zhvleftësuar vizitën e tyre, duke delegjitimuar rëndësinë e këtij komisioni.

 

Si Presidenti i Republikës, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe Kreu i Shtetit, i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias, që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit, dhe i siguroj se Republika e Shqipërisë, edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinentin ku jetojmë, nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikushtetuese të shtetit të PPP-së.