Vasili: Ja si gënjeu Edi Rama për mbështetjen e BE për Minishengenin!

322
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj projektit të Mini Shengenit dhe mungesën e mbështetjes së BE-së.

Vasili shprehet se kreu i qeverisë gënjeu kur deklaroi se BE-ja mbështet projektin rajonal të bashkëpunimit me Serbinë. Në një postim në Facebook ai sjellë në vëmendje deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor dhe deklaratën e bërë sot në Bruksel.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ja se si gënjeu Edi Rama për mbështetjen e BE për Minishengenin! Në 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me të drejtë se kishte ndërmarrë një nismë të pabesë dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si gënjente në 30 dhjetor: “Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA ”, deklaroi Rama

Ndërsa sot në 17 shkurt 2020 në mes të Brukselit deklaron të kundertën, që BE nuk e ka mbështetur Minishengenin dhe lexoni çfarë thotë: “Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe“.

Pse gënjen Edi Rama? Pse Edi Rama ja ngul thikën pas shpinë Kosovës? Pse Edi Rama bën gjithçka për izolimin e Kosovës? Pse Edi Rama gënjen edhe për mbështetjen e BE?