Ilir Meta sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Rilindjen. Për Metën, Rama është një sëmundje për vendin.
“Sierra Leone ka luftë civile dhe një sëmundje që quhet Ebola. E kemi dhe ne një smundje shfarrosëse të vlerave më të mira shqiptare. Ebola jonë quhet Rilindje. Ebola jonë është pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë në mijëra vjet. Viktimë e parë e kësaj ebole është PS-ja, parti me vlera të shkëlqyer. Për fat të keq është zëvendësuar nga Rilindja.
Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Kjo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët.” – deklaroi Meta në mitingun tek “Nënë Tereza”.
Meta pohoi publikisht se ka pasur një bashkëpunim serioz me Sali Berishën.
“As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama.” – tha Meta.