Presidenti Meta: Konferenca e ardhshme në Bruksel

102

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dalë në një konferencë dhe ka publikuar të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.

Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel për të kuptuar se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.