Protesta për burimin e Sinecit, banorët e Lumasit nisin grevën e urisë, letër krerëve të shtetit dhe ambasadorëve: Pezulloni punimet!

87
Sigal

Banorët e fshatit Lumas të Beratit kanë nisur këtë pasdite grevën e urisë, në mbrojtje të burimit të Sinecit.

Prej 30-minutash banorët kanë filluar grevën e urisë, në një ndërtesë përballë godinës së Njësisë Administrativ Lumas.

Në një letër drejtuar krerëve të shtetit dhe ambasadorëve kryesorë në vend, banorët e këtij fshati kërkojnë pezullimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit me burimin e Sinecit, që është zonë e mbrojtur.

Letra e banorëve:

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama

• Ministrit të Brendshëm, Z.Bledi Çuçi

• Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi klosi

• Amasadës Amerikane në Tiranë,Znj. Yuri Kim

• Bashkimit Europian, përfaqësuar nga Z.Luigi Soreca

• Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta

• Avokatit të Popullit Znj.Erinda Ballanca

• Shërbimit Informativ të Shtetit, Z. Elidon Bendo

• Drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, Z. Olsian Çela

• Kontrolli i Lartë i Shtetit Z.Arben Shehu

• Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

• Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura

Ne banorët e fshatit Lumas, kemi vendosur të futemi në grevë urie duke mos gjetur asnjë zgjidhje për problemin tonë në mbrojtje të burimit të ujit të Sinecit. Përpos faktit që po ndërtohet në burimin e Sinecit, e cila është zonë e mbrojtur, pasuri kombëtare duke e shkatërruar atë por edhe shtrati i Lumit të Sinecit po shkatërrohet nga subjektet private.

Gjatë kësaj periudhe nga ana e punonjësve të policisë jo vetëm që nuk jemi lejuar të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese për të protestuar por edhe jemi dhunuar prej tyre.Për sa më sipër, kemi vendosur të futemi në grevë urie pa afat dhe më poshtë ju parashtrojmë kërkesat tona :

1-Shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili na ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar

2- Pezullimin e punimeve të vjedhjes së 4.2 milion Euro nga shoqëria “S….” sh.p.k në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, të kamufluar pas ndërtimit të një ujësjellësi në burimin e sinecit, zonë e mbrojtur

3-Pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili përdor policinë e shtetit si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjekteve private

4- Takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit si pasuri Kombëtare e monument natyre.