I nxehti afrikan, 15 pacientë shtrohen çdo ditë tek Neurologjia

247
Sigal

Rreth 15 pacientë shtrohen çdo ditë në shërbimin e neurologjisë në QSUT si pasojë e temperaturave të larta. Numër i lartë paraqiten dhe në urgjencë pranë këtij spitali.

“Këtë periudhë temperaturash të lartë kemi vënë re një rritje të rasteve, kryesisht tek pacientët që kemi me aksidente vaskulare cerebrale. Duhen ndarë dy koncepte. Është goditja nga dielli dhe janë aksidentet vaskulare cerebrale. Ka ditë që numri i rasteve i kalon 11-15 shtrime në ditë…”

Krahas pacientëve të cilët kanë faktor risku për të pësuar goditje celebrovaksulare, mjekja neurologe, Entela Basha thotë se shqetësuese mbeten edhe pasojat që shkakton ekspozimi në temperatura të larta.

“Goditja nga i nxehti, kur ekspozohesh për një kohë të gjatë në temperatura mbi 40 gradë. Siç është periudha aktua. Dhe nën trysninë e kësaj temperature ndodh një dehidrim i organizimit. Goditja nga dielli, shenjat kryesore janë këputja, lodhja, përgjumja, të përzjeria, ndonjëherë dhe humbja e vetëdijes.”

Dy patologji të tjera të cilat ndikohen nga temperaturat e larta janë migrena dhe epilepisa. Mjekët bëjnë apel që për të eliminuar krizat e tyre, të mos neglizhohet marrja e medikamenteve. /abcnews