Prof. Dr. Vangjel Kici: Kush mban përgjegjësi për keqqeverisjen e sektorit të naftës në Shqipëri?!

273
Sigal

– Kërkimet e naftës dhe të gazit në Shqipëri janë bllokuar, sepse ashtu do Serbia.

-Populli ngrihet për partitë politike, por nuk ngrihet kur vidhet nafta, gazi, pasuritë kombëtare

-Pse hesht populli në Shqipëri kur nafta dhe gazi vidhet sheshit?

– Marrëveshjet e Hidrokarbureve, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe disa kompanive të huaja të kërkimit për naftë dhe gaz janë kundër interesave të atdheut.

Prof. Asoc. Dr. Vangjel Kici

Këto vite kam postuar disa artikuj me fakte tepër tronditëse, lidhur me keqqeverisjen e sektorit të naftës në Shqipëri. Por populli në Shqipëri hesht, dhe heshtja tregon sikur gjoja populli e miraton keqqeverisjen. Në fakt nuk është kështu. Populli hesht për shkak të diktaturës!!

Ja disa nga problemet që kam ngritur dhe po ngre:

  1. Skandal Qeveritar me Koncesionet e Naftës në Shqipëri . Në shumë shkrime kam dhënë dhe po jap me fakte dhe data, nënshkrimet dhe rinënshkrimet e disa Marrëveshjeve Hidrokarbure, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe disa kompanive të huaja të kërkimit për naftë dhe gaz që janë kundër interesave të atdheut. Këto kompani, gjatë shumë viteve, nuk kanë kryer fare punime kërkimi në Blloqet përkatëse, ose kanë kryer shumë pak. Ato i kanë bllokuar qëllimisht kërkimet. Kjo është shkelje me të dyja këmbët e Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe e Ligjit të Naftës në Shqipëri. Qeveria nuk i shfuqizon këto Marrëveshje Hidrokarbure. Dëmi ekonomik i Shqipërisë, nga bllokimi i kërkimeve, është kolosal. Megjithatë, populli nuk bën asnjë presion ndaj qeverisë (as protesta, as demonstratë apo revolta, sikur s’ka ndodhur asgjë!!!).
  2. Njoftim shumë i rëndësishëm. Me ligjin nr. 7746, datë 29 korrik 1993: “Për Hidrokarburet (Kërkim-Prodhim”, nafta dhe gazi iu hoqën shqiptarëve dhe iu dhanë vetëm të huajve, që i kanë bllokuar qëllimisht kërkimet e naftës dhe të gazit. Prandaj, gjatë 32 vjetëve të fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi në Shqipëri. Në bazë të këtij ligji antishqiptar, vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit u janë dhënë të huajve, që po i grabisin plotësisht, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar. Nga bllokimi i kërkimeve të naftës dhe të gazit, dhe nga grabitja e vendburimeve ekzistuese të naftës, dëmi ekonomik i Shqipërisë është kolosal. Naftëtarët dhe populli heshtin, dhe heshtja tregon miratim të këtij ligji antishqiptar. Ata nuk kërkojnë me forcë shfuqizimin e këtij ligji, Ata nuk kërkojnë me forcë nacionalizimin (kombëtarizimin, shtetëzimin) e naftës dhe të gazit. Prandaj qeveria “livadhis” sipas qejfit, kurse populli vuan nga varfëria.
  3. Pasuritë Minerare Kryesore të Rrethit të Shkodrës janë të mëdha ku kam dhënë mendime se perspektiva këtu shumë e madhe për naftë, gaz dhe boksite të bardha (xeheror i aluminit). Kërkimet, zbulimet dhe shfrytëzimi i këtyre pasurive do të punësonin popullin, dhe do të rritej shumë mirëqënia e tij. Populli nuk kërkon shfuqizimin e ligjit nr. 7746. Populli nuk kërkon që kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, gazit dhe mineraleve t’i bëjnë vet shqiptarët. Prandaj populli vuan nga papunësia dhe varfëria.

    – Kriza Botërore e Naftës dhe e Gazit nuk duhet të ndikonte në ekonominë shqiptare pasi kemi prodhimin vendas.

    – Kërkoj shfuqizimin e ligjit nr. 7746 pasi Kompania e huaj e ka bllokuar kërkimin e naftës në Bllokun 4-ër.

    – Investimet kryesore nuk duhen bërë në turizëm, në ndërtim rrugësh, portesh detare dhe aeroportesh.

    -Projekti i Portit të Durrësit do të na çojë në humnerë!

    – Duhet bërë nacionalizimi (kombëtarizimi, shtetëzimi) i burimeve natyrore strategjike, siç janë nafta, gazi, kromi, bakri.

  4. Kriza Botërore e Naftës dhe e Gazit nuk duhet të ndikonte në ekonominë shqiptare pasi kemi prodhimin vendas. Kam kërkuar dhe kërkoj shpimin e një pusi të cekët kërkimi për naftë dhe gaz. Ky pus të shpohet nga shteti shqiptar. Kjo kërkon shfuqizimin e ligjit nr. 7746. Kompania e huaj e ka bllokuar kërkimin e naftës në Bllokun 4-ër. Grupi ynë i gjeologëve e garanton qeverinë, se gëlqerorët e mbuluar nga flishi në strukturën antiklinale të Bodarit (Përmet) ndodhen rreth thellësisë 1300 m. Aty është shumë e mundur të zbulohet (brenda një muaji!) një vendburim i ri, i cekët dhe i madh nafte (strukturë e gjatë mbi 60 km). Qeveria hesht. Ajo nuk vepron. Naftëtarët dhe populli nuk ushtrojnë asnjë presion ndaj qeverisë, prandaj le të vuajnë nga varfëria!!
  5. Turizmi në Shqipëri është një mashtrim i madh. E kam theksuar dhe theksoj se qeveritë e njëpasnjëshme, pas vitit 1990, kanë caktuar turizmin si sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë (të zhvillojë ekonominë, të zhduk papunësinë dhe varfërinë). Në fakt, gjatë viteve të fundit është vërtetuar, se të ardhurat dhe punësimi nga turizmi janë shumë të ulëta. Në vitin 2018 të ardhurat nga turizmi ishin 45 miliardë lekë (pra, të ulëta), dhe punësimi ishte 5,5-6,5%. Turizmi në Shqipëri ka disa anë negative. Para së gjithash ai është sezonal (vetëm gjatë verës). Vija bregdetare e Shqipërisë është e shkurtër (rreth 450 km, kur Kuba, për shembull, e ka rreth 5745 km, dhe turizmi në Kubë vazhdon gjatë gjithë vitit). Kuba e ka shumë të zhvilluar turizmin. Megjithatë, ajo është shumë e varfër. Ky fakt, i vërtetuar tashmë në praktikë, tregon se turizmi i vetëm nuk siguron zhvillim ekonomik. Nga kush tjetër do të presim zhvillim ekonomik? Nga bujqësia jonë e shkatërruar plotësisht? Prandaj, investimet kryesore nuk duhen bërë në turizëm, në ndërtim rrugësh, portesh detare dhe aeroportesh….Projekti i Portit të Durrësit do të na çojë në humnerë!!– Kompanitë e huaja, gjatë shumë viteve, nuk kanë kryer fare punime kërkimi në Blloqet përkatëse, ose kanë kryer shumë pak.

    -Kompanitë e huaja i kanë bllokuar qëllimisht kërkimet ku dëmi ekonomik i Shqipërisë, është kolosal.

    -Prandaj, gjatë 32 vjetve të fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi në Shqipëri.

    -Në bazë të këtij ligji antishqiptar, vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit u janë dhënë të huajve, që po i grabisin plotësisht, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar.

Ku duhet të mbështetemi? Duhet bërë nacionalizimi (kombëtarizimi, shtetëzimi) i burimeve natyrore strategjike, siç janë nafta, gazi, kromi, bakri etj. Ato të jenë pasuri e popullit dhe jo pasuri e qeverisë!! Aty duhen bërë investimet kryesore, dhe jo në turizëm dhe infrastrukturë.

  1. Pse janë bllokuar kërkimet e naftës në Shqipëri? Qysh në fillim duhet thënë se kërkimet e naftës dhe të gazit në Shqipëri janë bllokuar, sepse ashtu do Serbia!! Në disa artikuj kam dhënë me data, se kur janë firmosur dhe rifirmosur Marrëveshjet Hidrokarbure?! Jepen me emra kompanitë e huaja, që i kanë bllokuar qëllimisht kërkimet, gjatë shumë viteve, ato kanë shkelur me të dyja këmbët Marrëveshjet Hidrokarbure, dhe Ligjin e Naftës në Shqipëri. Naftëtarët dhe populli nuk ushtrojnë presion ndaj qeverisë, që t’i shfuqizojë këto Marrëveshje Hidrokarbure. Prandaj, mirë na e bën qeveria dhe të huajt!! Pse i kanë bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit? Kërkimet i kanë bllokuar për këto arsye: 1, Janë bllokuar që të mos zbulohet nafta dhe gazi në Shqipëri; 2. Të mos zhvillohet ekonomia e Shqipërisë; 3.Shteti shqiptar të jetë sa më i varfër dhe i dobët; 4. Të mos hapen fronte të reja masive dhe të përhershme pune; 5. Të mos rritet mirëqënia e popullit shqiptar; 6. Shqiptarët të jenë pa punë dhe të varfër; 7. Shqiptarët të largohen nga Shqipëria; 8. Marrëveshjet Hidrokarbure shfrytëzohen nga pushtetarët për pastrim parash dhe fshehje të parave të pista në parajsat fiskale në det (offshore).

Në këto kushte tepër alarmante, populli hesht. Pse? Pse politikanët i mbushin sheshet për politikë?. Prandaj, mirë na e bëjnë, dhe pak e kemi!!