Turistja nga Tirana humb kontaktet me grupin për shkak të mjegullës në Karaburun, nis kërkimi për 64-vjeçaren

156
Sigal

Policia e Vlorës ka bërë me dije se një turiste  ka humbur orientimin dhe për pasojë edhe kontaktet me grupin me të cilin po udhëtonte në Karaburun për shkak të mjegullës. Menjëherë pas njoftimit autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur 64-vjeçaren D.E..

“Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum  është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti”-njoftoi policia.