Hyqmet Zane: Modeli kaubojs amerikan dhe kaubojsit e rilindjes së zezë në Shqipëri

161
Sigal

Filozofia amerikane e jetës ka në bazën e saj luftën për të ardhmen më të mirë të shtetasve të saj . Ndaj dhe ShBA merret si modeli i qeverisjeve ku kaubojsit mbetën rrugëve dhe vendin e tyre e zunë ligjet dhe puna. Në Shqipëri modeli “Rilindja” solli një pas një deri më sot ambasadorët e orientuar për të zbatuar interesat e tij. Më e veçantë për oientimin e tij për të luftuar opozitën

Filozofia amerikane e jetës ka në bazën e saj luftën për të ardhmen më të mirë të shtetasve të saj, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe duke krijuar pushtetin në shërbim të qytetarëve. Pikërisht në këtë vend lindën edhe kaubojsit e rrugës dhe të pushtetit, por deri në një farë kohe se, më pas, gjtihçka eci në rrjedhën e duhur të një pushteti me ligje e kushtetutë dhe me një demokraci të konsoliduar dhe pavarësinë e pushteteve. Ndaj dhe ShBA merret si modeli i qeverisjeve ku kaubojsit mbetën rrugëve dhe vendin e tyre e zunë ligjet dhe puna, si dhe të drejtat njerëzore.

Ky realitet ishte në kohën kur sapo ishte formatuar ligjësia amerikane që kishte lindur si domosdoshmëri në funksion të ekzistencës së vetë shtetit amerikan dhe për këtë, SHB-në e drejtuan burra shtetesh që i dhanë portretin e një shteti të madh në sipërfaqe dhe në jetën shoqërore. Këtë e kanë përjetuar edhe shqiptarët në kohë dhe hapësirë deri në ditët e sotme. Por për hir të sinqeritetit dhe besimit në të vërtetën, duhet thënë se jo gjithçka ka rezultuar ashtu siç edhe i kemi menduar dhe besuar. Kur i kujtojmë shpesh modelet që servir ky vend i madh i demokracisë botërore, kemi vënë re se këtij modeli i merren format dhe jo përmbajtja dhe në Shqipëri është krijuar  modeli i kaubojsëve të pushtetit nën shembullin e atyre kaubojsave të rrugës në Amerikë. E spikatur kjo erdhi me një sjellje tipike kaubojsish me të ashtuquajturën modeli “Rilindja” që dendur dhe vit pas viti po përkthehet si rilindje për diktaturë, si ruj-lindje, si rilindje e së keqes që na lanë trashëgim monstrat e sistemit të kaluar etj. Me gjithë iluzionin e krijuar se e ashtuquajtura Rilindje erdhi si nevojë e popullit për ndryshim, shumë shpejt u mor vesh se kjo pseudorilindje u shndërrua si model i pushtetit me ngjyrën mavi të Edi Ramës që i do të gjitha për vete, ashtu siç edhe e ka pohuar se timonin e drejtimit të qeverisjes e do vetëm për vete. Për këtë ky kryeministër i çdo pusht-ligësie fitoi edhe “simpatinë” dhe mbështetjen e Sorosit, që solli një pas një deri më sot ambasadorët e orientuar për të zbatuar interesat e tij. Më e veçantë për oientimin e tij për të luftuar opozitën në çdo drejtim dhe liderët e saj që nga presidenti dhe ish kryeministri Ilir Meta dhe ish presidenti e ish kryeministri Sali Berisha, që nuk janë pajtuar me sjelljet kaubojse të një kryeministri që edhe veshjet kaubojse i përdor sipas ideve të tij kaubojse. Sorosi, siç po shihet qartazi  rekomandoi ambasadorë nga vendet e kinezërive që çuditërisht u sollën si të pabesë se sa si amerikanë, që i kanë bërë nder këtij kombi.

Nëse dikush më pyet “po përse thua që janë kaubojsët e rilindjes”, do t’u përgjigjem me shumë thjeshtësi. Dëgjoi se çfarë thonë kryeministri dhe ministrat dhe si veprojnë realisht që të kuptohet se në çdo sektor jetik, jo vetëm nuk ka ndershmëri, pro me forma mafioze mendohet se si të vidhen fondet nga kaubojsit e hajdutërisë. Që nga kryeministri dhe disa ministra u martuan në kohën që morën pushtetin, pasi kishin bërë be e rrufe se populli po vuante dhe kishte rënë në pikë të hallit, ndërsa dasmate tyre i bënë si dasma sheikësh me qindra njerëz dhe me qindra miliona shpenzime, bile edhe ca para nga fondet publike. Dhe e di si janë sjellë këta lloj dhëndurrësh? Tamam si kaubojsat e së shkuarës në kohëra moderne. Modeli i kaubojsave amerikanë ishin duelet ballë përballë edhe vrasin si moral “o më vrave, o të vrava”. Do thoni ju që të vret kjo qeveri? Po, por jo qeverisja të vrasë qytetarët shqiptarë, të vrasësh shpresën e të rinjve me dorën e kriminelëve, i vrasin natën që t’i qajnë ditën, vrasin biznesmenët në punën e tyre siç veproi me biznesin e Irfan Hysenbelliu, tamam ashtu si me metoda mafioze me mbështetje të asaj pjesës sorriste të Amerikës të vrasin të ardhmen e demokracisë shqitpare.

Kaubojsit në mes të Tiranës, ditën dhe natën vrasin me plumba si Artan Santon dhe me tritol për të bërë shou televiziv për ish ministrin e policisë, që nuk linte gur pa lëvizur për të kapur banditët e farmacisë të të jatit. Porse tritolet që iu vendosën bisneseve në këto 10 vjet, askush nuk bëhet përgjegjës, sepse kaubojsit e qeverisjes që sot janë patronazhistët kaubojsat e rilindjes. Dhe a nuk duket dhe flet si kaubojs ky ministri i kryepatronazhistëve? Edi Rama dhe ministrat e tij në të gjithë veprimtarinë e tyre qofshin burra apo gra veprojnë si “kaubojsat” e kohëve moderne, sepse dinë të vjedhin, dinë të fshehin, dinë të vrasin, dinë të korruptojnë deri në Amerikë si shembull se i kanë marrë mirë mësimet e kaubojsave mafiozë. Do shohim e do dëgjojmë se edhe kaubojsa të tjerë do të dalin ditë pas dite përballë kryekaubojsit të mazhorancës, që në bashkëpunim me McGonigal bënin orgji kaubojsish në Tiranë me shantazhime mafioze.

Kaubojsat e asaj kohe nuk vrisnin popullin e thjeshtë, por ata që bënin të fortin, ndërsa kaubojsit e qeverisjes së majtë “vrasin” qytetarët për lekët e energjisë elektrike në biruca të burgut dhe e kthejnë Shqipërinë në burg të madh tamam si të ishte ai i paemri kaubojsi i diktaturës. Çfarë nuk do dëgjojmë brenda këtyre burgjeve që po i shtojnë kapacitetet e tyre këta pisqollat e një regjimi që flasin në emër të shtetit dhe thonë që shteti jemi ne. Eh sa ka zanati i kaubojsit! Ndoshta George Orëell kur ka shkruar se “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhëtarë…, nuk është ‘viktimë’, por është ‘bashkëpunëtor’ i tyre!” Është e qartë se nuk e ka thënë se një ditë do të duhej të vërtetohej kjo profeci e tij. Ai e ka thënë atë si një eksperiencë e jetuar në vendin e tij dhe që SHBA ka përgjegjësitë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Nëse qeveri të këtij tipi si në Shqipëri sillen si kaubojsit e dikurshëm në bashkëpunim edhe me ambasadorët e orientuar nga Sorosi, si kaubojsi i madh i këtij shekulli. Eskluzivisht kjo thënie e një personaliteti të letrave është hapur një eksperiencë që duhet mësuar e duhen nxjerrë mësime. E tërë shfaqja e këtyre farë sojë kaubojsash u pa hapur në sjelljen e një kryeministri harbut me presidentin e Republikës: tamam si rrugaçët e rrugëve, që mësojnë më shpejt rrugaçërinë se sa mirësjelljen e kohëve të reja me tolerancë e dinjitet. Dhe kur kjo sjellje kaubojsash u bë me Presidentin, merret me mend se çfarë mund t’u bëhet të tjerëve, që kanë pushtetet e pavarura dhe që po u vendosin në duele ku dihet që i “vrari” do të jetë ai që do kaubojsi kryeministër. Duket se tashmë kaubojsat do t’i kthehen njeri-tjetrit në luftën për influencat e fitimeve që të jep pushteti. Tashmë ata do të “rinovohen” se do të rilindin duke u quajtur me mburrje mafiozët e “Rilindjes, të rruj-lindjes, të tritolit e varfërisë”. Ndoshta nuk kemi parë gjë akoma nga këta kaubojsat e shndërruar në mafiozët e rilindjes së zezë të shekullit 21.