Paketa malore, nëse keqpërdoret për përfitime financiare, politike ose partiake, mund të prishë ekuilibrin e brishtë në këto zona fisnike në historinë dhe kontributet e tyre atdhetare shekullore përballë pushtuesve të huaj.
Më parë thuhej “Ne i qepim kodrat dhe malet, i bëjmë pjellore si dhe fushat”. Sot fushat janë braktisur, toka nuk punohet, ish-NB-të janë shpërbërë, por “Paketa e Malit” ka dalë në skenë. Sipas burimeve të Telegraf.al, “Paketa e Malit” synon të përvetësojë zonat më të mira turistike nga oligarkia e lidhur dhe partnerët e zyrtarëve.
E para toka është gjëja më e shtrenjtë si për çdo individë dhe për çdo shtet e komb. Projekti për të dhënë për panele energji diellore 830 ha tokë në Kaninë ose rreth 8 milion e 300 mije m2 është i frikshëm për papërgjegjshmërinë morale dhe politike, pse jo edhe ligjore e vendimmarrësve. Gjëja e parë që duhet të merret në konsideratë nga çdo qeveri dhe për çdo projekt nuk janë grupet e favorizuara nga paketa të ndryshme, por barazia e mundësive që rrit numrin e përfituesve. Rritja e përfituesve nga çdo politikë publike është në thelb, demokratizim i qeverisjes. Barazia e mundësive fillon nga garantimi i pronës private dhe gëzimi i plotë i të drejtës për të. Kufizimet penguese me vonesa të gjata dhe kosto të larta janë dy dhe për të dyja janë përgjegjësi e qeverisë që dështimin e saj e zëvëndëson me arrogancën e saj. E para është bllokimi i njohjes dhe hipotekimit të pronës private në çdo m2 të Shqipërisë. E dyta lejimi i gëzimit të plotë dhe të barabartë të pronës private. Kjo e dyta pengohet nga mos miratuar edhe pas 35 vitesh i planeve të zhvillimit, që duhet të kenë natyrë orientuese, por jo në detaje të pazbatueshme, por disa modele alternative. Banorët e zonave rurale nuk po ndërtojmë një muze nën mbikqyrjen e rreptë të qeverisë. Çdo vonesë, çdo paaftësi aksidentale jo e paqëllimshme, centralizimi i vendim-marrjes, shkelja e të drejtave të pronësisë të trashguar deri në shekuj, vjedhja e kompetencave të qeverisjes vendore – janë arsyet kryesore që çojnë në zhvillime tragjike ku shteti, i dobët për të parandaluar ndërtimet pa leje, bëhet i fortë me arrogancën e tij ekstreme.

Në Shqipëri, mungon infrastruktura, uji, kanalizimet, energjia, ilaçet, personeli mjekësor, shkollat, studentët, burimet njerëzore për shërbime, etj. Me Paketën Malore, përfituesit, si dhe investitorët strategjikë të bregdetit dhe qendrave turistike, do të pajisen me ujë, energji dhe kanalizime me shpenzimet e taksapaguesve, pa llogaritur tokën që do të merret me çmime qesharake.
Fatkeqësisht, vizioni i qeverisë duket se është që pronarët individualë, bizneset e vogla dhe të mesme duhet të kufizohen në të drejtat e tyre kushtetuese, ndërsa të preferuarit personale favorizohen deri në atë pikë sa shkelin kushtetutën. Prona private të pronarëve shekullorë shkelen, prona e tyre e paluajtshme vidhet dhe transferohen tek patronazhistë grabitqarë ose të preferuarit personalë të pushtetarëve dhe siamezve/biznesman” të pangopur me pushtete abuzive. Disa muaj më parë, mediat ndërkombëtare publikuan një rast kur një pronar kinez i tokës së tij në vendin e tij komunist nuk respektoi kushtet e negociatave me kompanitë e ndërtimit për një autostradë. Qeveria kineze, nuk e shkatërroj atë ndërtesë, nuk e shpronësoj atë me force, edhe sepse në rastet e investimeve publike njihet e drejta kushtetuese e çdo qeverie për të bërë shpronësime publike me çmimet e tregut dhe për të bërë shkatërrimin e objektit në mënyrë që të mos pengojë investimet me efekt të ndikueshëm në infrastrukturën publike.
Ndërsa banorët e zonave malore kishin projektuar prej kohësh Turizmin Malor Familjar dhe patën shumë sukses. Por me ndërhyrjen brutale të shtetit, ata po shkaktojnë shkatërrimin e atyre çerdheve turistike, dhe mesa duket kanë filluar aplikimet për klientë të rinj që do të përfitojnë nga zonat më të mira të pronave malore, duke ndjekur shembullin kriminal të Investitorëve Strategjikë në bregdet.

Turizmi më i mirë në zonat malore është ai që është në thelb familjar, mijëvjeçar. Bukë me kripë dhe zemër, pa projekte të standardizuara që janë të detajuara deri për ti bërë të pamundëshme investimet private as në tokën private të disa brezave. Modele ndërtimesh sipas traditës shekullore. Turizmi familjar ka efekte më të prekshme në thelbin e asaj që duhet të bëjë çdo qeveri për të ulur papunësinë në zonat rurale përmes vetëpunësimit, me procedura dhe kosto minimale. Për shembull, shumë vite më parë në Theth, turistët e aventurës me garat e motorëve në rrugë të thepisura e plotë gropa i paralajmëruan banorët e Thethit: “Në rregull, mbajini rrugët, por mos i bëni asfalt”, sepse rrugët e asfaltuara i kemi në vendin tonë”.
Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse projektet e përzgjedhura për nepotizëm dhe për t’ju falur patronazhistëve nga qeveritë lokale ose qendrore, në zona ku varfëria është e lartë dhe mundësitë janë të kufizuara, mund të dëmtojnë kohezionin social, krahinore e deri fetarë.
Suksesi kudo në Shqipëri dhe në veçanti aty ku prona është e qartë deri në shekuj, duhet të përcaktohet vetëm nga puna dhe përkushtimi i secilit banor të zonave të tilla dhe jo preferencat nga interesat meskine, të zyrtarëve të pushtetshëm, me pushtet abuziv politik dhe ekonomik.
NUK ka zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik, nëse disa zgjidhen si të suksesshëm dhe të tjerë pengohen ose penalizohen edhe pse historikisht kanë qenë të suksesshëm në bizneset e tyre familjare. Paketa malore, nëse keqpërdoret për përfitime financiare, politike ose partiake, mund të prishë ekuilibrin e brishtë në këto zona fisnike në historinë dhe kontributet e tyre atdhetare shekullore përballë pushtuesve të huaj.
– Ndoshta do të ishte mirë që projektet e bllokuara të AZHBR-së të praktikoheshin dhe shpërndaheshin edhe për fuqizimin e blektorisë në zonat malore dhe agro-industrisë së produkteve tradicionale të këtyre zonave, pasi do t’i jepej frymarrje bujqësisë dhe blektorisë, e cila sot është pothuaj e falimentuar, sepse nuk ka ku ta çojë prodhimin, si qumështi, prodhimet e bulmetit, mishin, vezët, produktet e pemtarisë, bujqësisë etj?
Pavarësisht euforisë dehëse të sukseseve, veçanërisht pas fitores më 11 maj 2025, ne jemi vendi i parë kandidat që na bllokohen 100% të fondeve të destinuara për bujqësinë, veçanërisht pasi bujqësia në vend është shumë më e madhe se çdo vend tjetër, por edhe në Ballkan në Hungari, bllokimi i këtyre vendeve. Personalisht, jam kundër rrugës bllokuese të BE-së, e cila penalizon fermerët, por jo qeverinë. Nëse BE nuk beson më në sistemin tonë të përdorimit të tyre, në mënyrë që të mos vazhdojë të varfërojë fermerët tanë dhe të promovojë më tej braktisjen e panevojshme të zonave rurale, le ta bëjë këtë pa asnjë pikë krahasimi të udhëheqësve, për ta lënë agjencinë ashtu siç kërkon dhe shpërndan; simetrike me vendet e tjera. Situata e jashtëzakonshme kërkon një zgjidhje të jashtëzakonshme me lidhjen për t’u shërbyer fermerëve dhe ushqimit të dobët. 5 vjet më parë ajo historia për fundjavën në një zonë të Korçës dhe një pronar i një ferme qumështi më tha : Unë i kam thënë artit të għasit nëse nuk ndërhyn për bagëtinë brenda pak vitesh ajo do të zhduket. Të lësh bujqësinë dhe blegtorinë si përparësi në këtë vend, të vazhdosh me anijet e peshkimit që janë të rënda për ekonominë, të lësh pas projekte historike në teknologji që Evropa i ka ndaluar, është minimaliste dhe maksimalisht e paaftë, maksimalisht varfëruese. Madje deri në pikën e kriminalitetit.






















