Pritje të gjata në Vermicë – Fluks shqiptarësh nga Kosova në doganë

435
Sigal

Për festat e fundvitit shumë emigrantë kosovarë kanë vërshuar drejt  Kosovës, duke shënuar fluks lëvizjesh  në Morinë dhe Vermicë të Kosovës.

Megjithëse përshkojnë mijëra kilometra për të festuar pranë familjeve të tyre në Kosovë, në doganën e Vërmicës, atyre iu duhet të përballen me ndalesa të pajustifikueshme.

Në Vërmicë, më shumë se dy orë emigrantëve kosovarë u duhet të presin për tu paisur me siguracion 10 apo 15 ditor, ndryshe nuk u lejohet të futen në territorrin e Kosovës.

Kjo për shkak se kartoni jeshil me të cilin operojnë shtetet europiane përfshin të gjitha vendet, përjashtuar Kosovën.

Ndërkohë në doganën e Morinës, nuk ka pritje dhe radhë  pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar kalimin në kufi, duke shtuar personel dhe sportele.

Në dispozicion të ditëve të festave janë vendosur 6 sportele. Krahas masave për përballimin e fluksit, policia nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe kontrollet dhe sigurinë për kalimin kufitar.

Kurse Rruga e Kombit  po monitorohet në vazhdimësi nga patrullat policore për të mbajtur nën kontroll qarkullimin normal të automjeteve.