Prisnin dru në zonë të mbrojtur, dy të arrestuar dhe dy procedime në Pogradec

205
Sigal

Policia e Pogradecit pas një hetimi disa mujor ka finalizuar operacionin “Mokra” në kuadër ët të cilit ka arrestuar 2 shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë.

Këta shtetas ushtronin në mënyrë të organizuar aktivitetin kriminal të prerjes së pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës. Midis të ndaluarve është edhe një inspektor pyjesh, i cili shpërdoronte detyrën.

Në përfundim të operacionit është sekuestruar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Të arrestuar janë shtetasit A. Xh., 43 vjeç (me detyrë inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec), A. Xh., 35 vjeç, ndrësa të proceduar penalisht jaë shtetasit F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë këtij operacioni rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë, informon policia.

Shtetasi A. Xh., duke qenë me detyrë inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Policisë, në rrugën Vërdovë-Pogradec, kanë kapur 35-vjeçarin A. Xh. (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve), duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.