Zjarr në fshatin Borizanë të Krujës/ Banorët përpiqen ta shuajnë me mjete rrethanore

46
Sigal

Rrethi i Krujës ditët e fundit është përfshirë nga një seri zjarresh në pjesën e saj të pyllëzuar.

Një vatër e re zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në pyjet me pisha.

Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.

Për zjarrfikësit e Krujës ndërhyrja është disi e vështirë. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.