EURO 2020-2021/ Starton sfida, Portugalia e mbushur me yje sfidon Hungarinë

158
Sigal

Ka startuar sfida me Hungarisë dhe Portugalisë e vlefshme për grupin F, të kompeticioni “Euro 2020”, i cili për shkak të vitit pandemik u shty dhe po zhvillohet në vitin 2021.

Kampionia në fuqi e Europës, Portugalia do të zbresë në fushë me qëllimin e qartë të ruajë trofeun deri në minutat e fundit. Portugezët janë cilësuar nga shumë trajnerë dhe ekspertë si favoritë kryesorë për fitimin e kompeticionit pasi ka në përbërje një kontingjent të pasur me yje në skuadrat e tyre respektive.

Kapiteni portugezëve, Kristiano Ronaldo është shprehur i qartë se do të tentojnë të shkojnë deri në finale edhe pse në grup kanë Francën me Gjermaninë. Ky pritet të jetë dhe grupi më interesant në këtë kompeticion duke e bërë mjaft të ashpër luftën për të kaluar në fazën e eliminatoreve.

Në krahun tjetër, tekniku i hungarezëve Rosi do të rreshtojë një formacion me 5 mbrojtës, teksa do të bazohet tek loja cinike. Në konferencën për shtyp, Rosi u shpreh se do tu duhet pak fat për mos të shpërdoruar rastet që do të vijnë pasi një skuadër si Portugali nuk të lejon shumë hapësira.

Image

Image