85-vjetori i Notit Shqiptar- Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku nderon me Tituj Nderi të gjithë ata që kanë lënë gjurmë

516
Sigal

 

 

Në kuadrin e 85
vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Notit, në datat 24 e 25 dhjetor
do të organizohen garat përmbyllëse të vitit 2016, në ambientet e Akademisë të
Notit “Te Stela”

 

 

 

Përshëndetja e Presidentit të FSHN-së, Agim Çiraku

“Unë falënderoj të gjithë komunitetin e notit shqiptar që më besuan
drejtimin e Federatës në këtë mandat të dytë, ku do të thosha se ndjehem i
plotësuar dhe i vlerësuar për atë çka dhashë në mandatin e parë. Në këtë mandat
të dytë do të ketë një reflektim më konkret për ato çka nuk u bënë mirë më
parë, njëherësh edhe për arritje më të larta. Një respekt i veçantë për të
gjithë ata notarë, trajnerë e drejtues të notit në vite, të cilët i dhanë këtij
sporti bukurinë e madhështinë. Ata janë të shumtë, secili i veçantë në atë çka
ka treguar, ka dhënë në rezultate e ka marrë prej tyre, dhe sot na sjellin
krenarë në këtë përvjetor të 85-të. Ky është përvjetor që respekton të gjithë,
Fëmijë, të Rinj, të Rritur dhe Veteranë, femra e meshkuj, të cilët sot vijnë
brez pas brezi me historinë që shkruan në pishinat shqiptare, europiane e botërore.
Kjo është një ditë festive, por njëherësh mbetet edhe një ditë reflektuese për
gjithçka që nuk e kemi bërë mirë në punën tonë. Të gjithëve unë i uroj që këto
85 vite të mbeten themeli i një ndërtese të lartësuar në notin shqiptar”.

 

 

 

OBJEKTIVAT E FEDERATËS  SHQIPTARE TË NOTIT, VITI
2017

·       
Arritjen e normave kualifikuese nga
sportistët cilësorë për pjesëmarrje në Kampionatin   Botëror 50m në
datat 14-30 korrik 2017 në Budapest.

·       
Kualifikimi në finalet e garave në Lojërat
Mesdhetare që do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës në datat 30 qershor e
deri më 9 korrik 2017.

·       
Promovimi i sportit të notit në shkolla.

·       
Gjetja, promovimi dhe mbështetja e talenteve
të reja në sportin e notit.

·       
Shtimi i anëtarësisë në Federatën Shqiptare
të Notit.

·       
Shtimi numrit të trajnerëve femra në sportin
e notit.

·       
Organizimi i seminareve trajnuese me gjyqtarë
dhe trajnerë.

·       
Promovimi i misionit dhe vizionit të FSHN-së
në opinionin e gjerë publik.

 

 

Sporti i Notit është quajtur edhe “Gjimnastika e mushkërive”
të të gjithë atyre që e ushtrojnë, të atyre që relaksohen me këtë sport edhe të
bukurisë, e në menytë të veçantë, për ata notarë e notare që brez pas brezi
“pushtuan”  pishinat dhe hapësirat ujore
në gara që në kujtesën e të gjithëve mbeten sit ë veçanta. Nëse 85 vite më parë
sporti i notit ushtrohej e garohej në të në kushte thuajse rrethanore, ndërsa
sot ka një ndryshim të madh, por jo aq cilësisht sa ai e  meritonte. Nga kampionët e parë, e me radhë në
të gjithë këtë hapësirë 85 vjeçare, janë arritur rekorde nga femra e meshkuj,
nga fëmijët, të rinj e të rritur, të cilët në ato pishina shkruan historinë që
sot lexohet me krenari. Nëse ky vit, 2016 u mbyll me thyerjen e tetë rekordeve
kombëtare në Kampionatin Botëror në Kanada, në pishinat e distancës 25 metra,
ky është treguesi përmbyllës, njëherësh edhe festiv në këtë 85 vjetor. Nga
starti e deri më sot, le të themi se kemi 85 finishe që njeri-tjetrit nuk i
ngjajnë, por njeri-tjetrit i kanë shërbyer në vazhdimësinë e rekordeve dhe të
rezultateve, me të cilët sot mund të themi se jemi në rrugën e duhur dhe koha e
notit modern na ka ftuar të jemi bashkë me të, dhe ky është një obligim për të
gjithë ne. Nga FSHN-ja e deri tek notari apo notarja më e re që garon në stilet
e notimit të programuara, tashmë shohin nga më e përparuara. Asnjëherë nuk do të
harrohet historia, asnjëherë nuk do të mbulohen nga harresa kampionët e
rekordmenët e notit shqiptar në këto 85 vite. Të gjithë janë vlera e shtuar që
do të sjellë mbivlerën e duhur në not.

 

 

Programi i aktivitetit

Ora 09:30-10:00   Mbërritja
e pjesëmarrësve

Ora 10:00-11:00   Rrjetëzim,
Koktejl

Ora 11:00-11:30   “Sporti
i notit ndër vite”-Ekspozitë fotografike

Ora 11:30-12:00   Demonstrim
i stërvitjes dhe i garave të notit (Ekipi Stela)

Ora 12:00-14:00   Takimi
Jubilar (përshëndetje, dhënie diplomash/medalje mirënjohjeje dhe diskutime të
lira), salla e takimeve

Ora 14:00-17:00   Dreka
e aktivitetit me të ftuarit dhe mediat

 

 

 

(vijon nga numri i kaluar)

Vazhdimi dhe fundi i një ekipi të lavdishëm

 

Nga Ergys ALUSHI

 

Tashmë “pista” e ujit në notin shqiptar dukej se ishte bërë
“pronë” e notarëve vlonjatë, të cilët sikundër edhe në titull, e “sunduan”
thuajse në të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në këtë sport deri në vitin
1990. Kampionë, fitues të Kupave e Spartakiadave, kështu vlonjatët e mbajtën të
ndezur “pishtarin” që në fundin e viteve ’90-të dukej se po venitej. Gjithsesi,
kjo histori që deri në vitin 1990 mbeti e paprekur nga të tjerët, tregoi se
vazhdimi e fundi i këtij ekipi të lavdishëm do të ishin pranë njeri-tjetrit.
Sukseset e vlonjateve në notin shqiptar ndoshta u “pagëzuan” në vitin 1984, kur
Vlorën e vizitoi notari i njohur italian Paolo Pinto, i cili do të kalonte me
not hapësirën detare nga Vlora në Otranto. Vitet u rrokullisën e në sezonin
1989-1990, një brez i ri vajzash do të merrnin stafetën e titujve kampionë në
sportin e notit, me trajner Ibrahim Levanin.

Por për fatin e keq të tyre kishte filluar ndryshimi i
sistemit, që ndër të tjera do të ishte dhe fundi i ëndrrave për një grup
vajzash që i dhanë shumë sportit të notit në ato vite të vështira, por që nuk u
bënë aq të njohura sa kampionet e mëparshme, duke mbetur pak në hije sukseset e
tyre. Ishte fundi i një epoke, i një historie të lavdishme të një ekipi, i një
sporti që i kishte dhuruar Vlorës e Shqipërisë kampionë e kampione, rekordmenë
e rekordmene, Mjeshtër të Merituar sporti, Mjeshtër Sporti e Mjeshtre sporti.
Dhe po përfundonte keq, shumë keq. Vajzat e Vlorës largoheshin pa rrobat e
trupit nga pishina, se ua vidhnin në dhomat e zhveshjes. Pishina njëherë
mbushej me ujë e njëherë nuk mbushej. Ujit të pishinës i hidhej aq shumë klor
sa nuk laheshe dot, se të mbyste era e rëndë. Ndodhte që uji i pishinës ishte i
ndotur, sepse aty laheshin të gjithë fëmijët e lagjes. Asnjë nga klubi nuk
kujtohej më për sportin e notit, e kishin harruar, e kishin braktisur edhe pse
i kishte nderuar dhe u kishte dhënë lavde për shumë e shumë vite. Edhe gara e
fundit do të mbahet mend gjatë, sepse fituan ndaj ekipit të Butrintit në
stafetë.