Maradona i habit të gjithë: Ronaldo, më i miri në histori

569
Sigal

I ftuar nderi në programin “De La Mano del Diez”, i Diego Armando Maradonës, legjenda argjentinase kishte ftuar Ronaldo Fenomenin, për të folur edhe për rrugëtimin e Brazilit në Botëror.

“Brazilin e kam parë mirë, por në dy ndeshjet e para ata ishin nervozë. Disa prej tyre luanin për herë të parë në një Kupë Bote, dhe kjo mund të vihej re kollaj”, tha Ronaldo.

Më vonë, ishte Maradona që donte të lavdëronte ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit, ku deklaroi pa dyshim: “Pa dëmtimet, ti do kishe qenë më i miri në histori”.