Ronaldo hoqi shishet e Coca-Colas nga tavolina, kompanisë i shkakohet dëmi marramendës në vetëm pak orë

170
Sigal

Një veprim i Cristiano Ronaldos gjatë konferencës për media i ka kushtuar pasoja të mëdha financiare kompanisë së pijeve freskuese.

Ylli portugez i hoqi dy shishe të Coca-Colas nga tavolina dhe bëri thirrje te njerëzit që të pijnë më shumë ujë.

24 orë më vonë, Coca-Cola ka humbur hiç më pak se 4 miliardë euro.

Kompania amerikane në mesditën e së hënës, në tregun e aksioneve kishte vlerë 242 miliardë dollarë, ndërsa tani ka rënë për 1.6% me 238 miliardë dollarë.