Maqedonia e Veriut synon mbylljen e TEC-eve të qymyrit brenda 2028-s

Maqedonia e Veriut synon që të fikë të gjithë termocentralet e prodhimit të energjisë elektrike me qymyr brenda vitit 2028, për të përmbushur kështu një prej kushteve të Bashkimit Europian për energjinë e pastër.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria e tij do të nxisë ndërtimin e impianteve bërthamore me penale diellore dhe ato të erës, me një total prej 2200 MegaWat. Sipas Zaev planet janë pjesë e marrëveshjes për tranzicionin drejt burimeve energjike të pastra.

Sigal

Aktualisht, gjysma e energjisë elektrike që prodhohet në Maqedoninë e Veriut vjen nga termocentralet me qymyr, që në vetvete përbëjnë një të tretën e konsumit të përgjithshëm, pasi pjesa tjetër importohet.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është e vetmja që e plotëson 100 për qind kushtet e energjisë elektrike të pastër të Bashkimit Europian, pasi bazohet te energjia e hidrocentraleve, ndërsa po investohet në dy parqe të energjisë diallore në Karavasta dhe Spitallë nga kompania franceze Voltalia.

Ambicia e Qeverisë shqiptare është edhe ndërtimi i parqeve të prodhimit të energjisë elektrike nga era, ku është hapur ankandi për ofertat.