Lëvizte pa patentë dhe theu xhamin e makinës së policisë, në pranga 22-vjeçari i shpallur në kërkim

185
Sigal

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës për manovra të rrezikshme me makinë në rrugë. I riu me iniciale I.J. ishte shpallur në kërkim pasi në datë 3 korrik ka dëmtuar me makinë xhamin e mjetit të policisë.

Më pas ai është larguar duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Uniformat blu bëjnë me dije se 22-vjeçari gjithashtu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedural.