Prishja e pllakatës së Sulejmanit, Ambasadori Turk: T’i dalim për zot historisë

543
Nuk ka përdorur drejtëpërdrejtë fjalën “dënim” të aktit, por duke e cilësuar si veprim që ndodh kudo, ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hydajet Bajraktar ka komentuar dëmtimin e pllakës osmane në kalanë e Lezhës. “Duhet t’i dalim zot historisë, t’i kushtojmë rëndësi asaj sepse është historia e të gjithëve dhe është një vlerë kulturore”. Kështu u shpreh ai për thyerjen e pllakës, ndërsa detajet e tjera shtoi se do t’i sqarojë me ministren e Kulturës Kumbaro.
Hydajet Bajraktar, ambasador i Turqisë: Është një veprim ndaj një vepre historike. Nga njëra anë restaurohen vepra të ndryshme historike. Nuk e kam fjalën për Shqipërinë, kudo në cdo vend duhet t’i dalin për zot historisë, duhet t’i kushtojmë rëndësi historisë. Është historia e në të gjithëve dhe është një vlerë kulturore.
A e dënoni atë veprim?
Hydajet Bajraktar, ambasador i Turqisë: Është një çështje që do ta trajtoj me Ministren e Kulturës.
Nga Shkodra ku u takua me prefektin Paulin Radovani dhe kryebashkiaken Ademi, ambasadori Turk premtoi se shteti i tij do të bashkëpunojë fuqishëm në disa fusha të rëndësishme ekonomike me Shqipërinë, e vecanërisht Shkodrën. Bajraktar shtoi se brenda 3 mujorit të parë të 2016-es do të nisë puna për rikonstruksionin e xhamisë së Plumbit në Shkoder, monument kulture.
Hydajet Bajraktar, ambasador i Turqisë: Parashikohet në tre mujorin e parë të 2016. Janë dy projekte. Është restaurimi i Xhamisë së Plumbit dhe rregullimi i ujërave të Drinit. Këto do jenë dy ndër projektetet më të rëndësishme të TIK-s që ka realizuar në Shqipëri. Dmth është një investim i madh, një mbështetje e madhe.
Drejtuesit vendorë i kanë sqaruar ambasadorit Turk se me ndarjen e re territoriale, bashkia e Shkodres ka kapacitete më të mëdha zhvillimi dhe fokus kryesor i saj mbeten: Bujqësia, turizëmi dhe tregtia.
Sigal