Presidenti Meta: Urim të shpejtë Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari është prekur nga COVID-19. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta i uron shërim të shpejtë dhe u bashkohet lutjeve të besimtarëve për shëndetin e përfaqësuesit të besimit mysliman në Shkodër.

“I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.

NOA

Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.