Kastriot Islami: Rama jo vetëm injorant, por edhe i lig

423
Sigal

Ish-ministri Kastriot Islami shprehet se me mënyrën sesi Edi Rama po menaxhon pandeminë, po tregon jo vetëm se është i painformuar, por dhe dashakeq ndaj qytetarëve që po vuajnë nga virusi.
Në një postim në Facebook, Islami shprehet se argumentet e Edi Ramës kundër testimeve janë të pavenda dhe me asnjë bazë logjikr.

Menaxheri injorant i Surrelit paska dale haptas kunder testeve dhe kunder cfare bejne te gjithe vendet e tjera te botes qe per te menaxhuar me sukses pandemine kane rritur numrin e testeve. Argumenti i nje te semuri psiqik: ata qe kerkojne me shume teste jane te lidhur me industrine farmaceutike… Keshtu akuzon Merkelin, Makronin, Mitcotaqis, e te gjithe lidershipin europian! Ne saje te halucinacioneve te menaxherit te Surrelit qeveria e shqiptare eshte e fundit ne Europe persa i perket efikasitetit te menaxhimit te pandemise…keshtu ka dale nga studimi i FORBES! Jo vetem injorant por edhe i lig… kerkon te mburre deshtimin! Dhe tju mbushe mendjen shqiptareve dhe europianeve qe deshtimet e tij jane sukses dhe sukseset e tyre nuk kane vend ne Shqiperi perderisa te mbreteroje “injoranti i Surrelit”…Vaj medet!