Turqia nuk gjen qetësi, sërish tërmet i fortë në zonën ku vdiqën 9 persona

121

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë në kufirin mes Turqisë dhe Iranit. Sipas të dhënave në EMSC, lëkundja sizmike ishte e shkallës 4.5 rihter dhe ka rënë rreth 172 km në perëndim të Tabrizit në Iran.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km dhe është ndjerë në disa zona të dy shteteve. Me orën lokale në kufirit mes Turqisë dhe Iraniat, tërmeti është shënuar në 17:14 minuta.

Vetëm dy ditë më parë kjo zonë u godit nga një tjetër tërmet i fortë 5.7 rihter, ku si pasojë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën të paktën 37 të tjerë.  Rajoni prej kohësh është një zonë që po goditet vazhdimisht nga aktiviteti sizmik.