Presidenti Meta: Sot 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, mirënjohje për të gjithë profesionistët

357
Sigal

Sot është 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.
Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.
Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët.
Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar.
Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme. 🇦🇱